Tiranë 28°C · Pjesërisht vranët 03 June 2026
S&P 500 7,610 ▲0.13%
DOW 51,308 ▲0.45%
NASDAQ 27,094 ▲0.03%
NAFTA 96.18 ▲2.58%
ARI 4,484 ▼0.8%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1630 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9158 EUR/ALL 95.4222 EUR/MKD 61.6942 EUR/RSD 117.4144 EUR/TRY 53.4644 EUR/JPY 185.98 EUR/CAD 1.6096 EUR/USD 1.1630 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9158 EUR/ALL 95.4222 EUR/MKD 61.6942 EUR/RSD 117.4144 EUR/TRY 53.4644 EUR/JPY 185.98 EUR/CAD 1.6096
₿ CRYPTO
BTC $67,079 ▼ -4.26% ETH $1,877 ▼ -5.53% XRP $1.2421 ▼ -2% SOL $75.0800 ▼ -5.83%
S&P 500 7,610 ▲0.13 % DOW 51,308 ▲0.45 % NASDAQ 27,094 ▲0.03 % NAFTA 96.18 ▲2.58 % ARI 4,484 ▼0.8 % S&P 500 7,610 ▲0.13 % DOW 51,308 ▲0.45 % NASDAQ 27,094 ▲0.03 % NAFTA 96.18 ▲2.58 % ARI 4,484 ▼0.8 %
EUR/USD 1.1630 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9158 EUR/ALL 95.4222 EUR/MKD 61.6942 EUR/RSD 117.4144 EUR/TRY 53.4644 EUR/JPY 185.98 EUR/CAD 1.6096 EUR/USD 1.1630 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9158 EUR/ALL 95.4222 EUR/MKD 61.6942 EUR/RSD 117.4144 EUR/TRY 53.4644 EUR/JPY 185.98 EUR/CAD 1.6096
03 Jun 2026
Breaking
Politika

Afati 24-orësh në PD për kandidaturat për kryetar, analistët në “Trialog”: Zgjedhjet e brendshme pa standarde, procesi një farsë politike

Vendimi i fundit i Partisë Demokratike për të afruar datën e Kuvendit Kombëtar, duke lënë një dritare kohore prej vetëm 24 orësh për paraqitjen e kandidaturave përballë Sali Berishës, ka ngjallur reagime. Kjo lëvizje ishte në qendër të analizës në emisionin “Trialog” në RTSH, nën moderimin e Alba Alishanit, ku paneli i analistëve zbërtheu standardet e këtij procesi të brendshëm.

Arion Sulo: Një absurditet politik dhe mungesë transparence

Analisti Arion Sulo ngriti pikëpyetje të forta mbi logjikën e funksionimit të kësaj gare, duke e konsideruar kohën fizike të pamjaftueshme për një proces demokratik. Ai përmendi gjithashtu paqartësitë lidhur me kandidaturat e mundshme, si ajo e Evi Kokalarit, apo përjashtimin e figurave të tjera si Ervin Salianji pa transparencë të plotë.

“Nuk di si mund të jenë lajmëruar anëtarët. As 24 orë për t’u regjistruar si kandidat për kryetar. Është një absurd politik, është një farsë. Berisha e ka të dorëzuar kandidaturën. Ata janë shprehur se për rastin e Salianjit është marrë vendim kryesie, por nuk kanë nxjerrë vendim dhe as prova. Për Kokalarin thonë që nuk është anëtare e PD, ndërsa ajo thekson se është themeluese e Rithemelimit,” analizoi Sulo.

Lorenc Vangjeli: Karikaturë zgjedhjesh pa standarde minimale

Për analistin Lorenc Vangjeli, diskutimi mbi problemet e brendshme të PD-së po kthehet në një çështje të ezauruar, duke përdorur metaforën “si të vjedhësh bukën e jetimit”. Ai evidentoi paradoksin e opozitës që kërkon standarde kombëtare, por nuk i zbaton ato brenda shtëpisë së saj.

“Shohim se vetë zgjedhjet që organizon PD-ja janë një karikaturë zgjedhjesh pa standardet më minimale. Të gjithë e dinë që janë formale dhe me ‘sikur’. Gara do ishte formale edhe sikur të dilte një kandidaturë përballë Berishës. Që Shqipëria të ketë zgjedhje të lira e të ndershme, vetë partitë, si PD ashtu edhe PS, duhet të jenë të parat që ta dëshmojnë këtë brenda tyre,” argumentoi Vangjeli.

Preç Zogaj: Gara u kompromentua që në ngjizje

I të njëjtit mendim për natyrën formale të zgjedhjeve ishte edhe analisti Preç Zogaj, i cili vuri në dukje shkeljet e vetë rregullave që udhëheqësia e PD-së kishte hartuar më parë. Ai theksoi se mbajtja e zgjedhjeve fasadë vë në pikëpyetje çdo akuzë që vetë opozita ngre ndaj qeverisë “Rama”.

“Këto zgjedhje janë kompromentuar që në ngjizje, që kur kryetari në mënyrë flagrante shkeli nenin që e ka shkruar vetë, që kryetari i PD jep dorëheqje kur humb zgjedhjet. Më mirë të mos i kishin bërë fare, por e bëjnë formalisht për statutin. Është një zgjedhje e një grupimi politik që nuk ka ambicie reale për të sfiduar qeverinë dhe për të fituar zgjedhjet, por thjesht për të ruajtur pozicionin si lider i opozitës,” përfundoi Zogaj.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.