☁️
Tiranë 6°C · Vranët 31 March 2026
S&P 500 6,344 ▼0.39%
DOW 45,216 ▲0.11%
NASDAQ 20,795 ▼0.73%
NAFTA 103.29 ▲0.4%
ARI 4,602 ▲0.98%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967 EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967
₿ CRYPTO
BTC $68,128 ▲ +2.31% ETH $2,079 ▲ +3.5% XRP $1.3419 ▲ +0.25% SOL $83.9300 ▲ +1.66%
S&P 500 6,344 ▼0.39 % DOW 45,216 ▲0.11 % NASDAQ 20,795 ▼0.73 % NAFTA 103.29 ▲0.4 % ARI 4,602 ▲0.98 % S&P 500 6,344 ▼0.39 % DOW 45,216 ▲0.11 % NASDAQ 20,795 ▼0.73 % NAFTA 103.29 ▲0.4 % ARI 4,602 ▲0.98 %
EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967 EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967
31 Mar 2026
Breaking
Bota

Afganistan, sulm kamikaz ndaj trupave të huaja në Kabul. 17 të vdekur

Një shpërthim i fuqishëm ka tronditur këtë të martë Kabulin, në afërsi të zonës tregtare të kryeqytetit afgan dhe pranë Ambasadës së Shteteve të Bashkuara, duke u marrë jetën të paktën 17 personave.

Sipas raportimeve të mediave ndërkombëtare, një kamikaz është hedhur në erë gjatë kalimit të një autokolone me trupat e huaja, në Rrugën e Aeroportit të Kabulit.

Sipas disa dëshmitarëve nga vendi i ngjarjes, shpërthimi ka ndodhur jo shumë larg qendrës tregtare Qazi Plaza dhe 200 metra nga godina e Gjykatës Supreme afgane.

Më herët, një auto-bombë shpërtheu në provincën afgane të Helmandit, duke vrarë dy civilë dhe duke plagosur 51 të tjerë.

Lajmin e bëri të ditur një zëdhënës i qeverisë lokale, sipas të cilit, shpërthimi ndodhi pranë selisë së policisë në Lashkar Gah, që është dhe kryeqendra e provincës.

Një nga viktimat ishte një grua, saktësoi zëdhënësi, ndërsa mes personave të plagosur, shtoi ai, ka edhe gra, fëmijë dhe tre policë.

“Objektivi i atentatorit vetëvrasës ishte selia e policisë. Por shpërthimi ndodhi para se makina e tij të arrinte godinën”, shtoi zëdhënësi.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.