☀️
Tiranë 14°C · Kthjellët 29 March 2026
S&P 500 6,369 ▼1.67%
DOW 45,167 ▼1.73%
NASDAQ 20,948 ▼2.15%
NAFTA 99.64 ▲5.46%
ARI 4,524 ▲2.62%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986 EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986
₿ CRYPTO
BTC $66,505 ▲ +0.43% ETH $1,996 ▼ -0.07% XRP $1.3333 ▼ -0.34% SOL $82.1300 ▼ -1.06%
S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 99.64 ▲5.46 % ARI 4,524 ▲2.62 % S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 99.64 ▲5.46 % ARI 4,524 ▲2.62 %
EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986 EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986
29 Mar 2026
Breaking
Bota

Agjencia bërthamore e OKB-së, e pakënaqur nga bashkëpunimi me Iranin

Kreu i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike është shprehur i pakënaqur në lidhje me progresin e kryer në muajt e fundit në lidhje me bashkëpunimin e Iranit mbi programin e tij bërthamor.

1427152752programi-berthamor“Është e vërtetë se ne kemi pasur angazhim të Iranit për çështje me dimension ushtarak. Por në muajt e fundit, progresi ka qenë tepër i kufizuar”, u shpreh Yukiya Amano.

Komentet e kreut të Agjencisë së OKB vijnë para takimit të ditës së enjte, ku Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, do të takohet me homologun e tij iranian Mohammad Javad Zarif për arritjen e një marrëveshjeje, në përpjekje për të frenuar programin bërthamor të Teheranit.

Mediat ndërkombëtare shkruajnë se, takimi i së enjtes në Lozanë të Zvicrës ka ngritur spekulime se fuqitë e mëdha botërore janë pranë një marrëveshjeje me Teheranin.

Amano tha se është e nevojshme të ketë një përshpejtim të progresit, i cili deri tani ka qenë i kufizuar. Diplomati japonez dukej optimist rreth zbatimin të marrëveshjes, ‘nëse ajo është arritur’. “Nëse është rënë dakord për një marrëveshje, është në interes të Iranit që ta zbatojë atë”, tha Amano.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.