Agjencia e Blerjeve të Përqendruara, APP: Ja çfarë blerjesh nuk do kryejnë më vetë institucionet
Një javë më parë qeveria vendosi që disa procedura të veçanta prokurimi nuk do të kryhen më nga institucionet por nga një agjenci e vetme e njohur si Agjencia e Blerjeve të Përqendruara. Agjencia e Prokurimit Publik përmes një udhëzimi të datës 20 shkurt sqaron se çfarë duhet të kenë parasysh insitucionet, cilat do të jenë blerjet që atom und t’i kryejnë vetë dhe cilat duhet t’i dërgojnë tek agjencia e sapokrijuar.
Blerjet nga makinat tek mirëmbajtja rutinë
Agjencia e Blerjeve te Përqendruara, si organ qendror blerës, prokuron fondet buxhetore, me vlerë mbi kufirin monetar të prokurimeve me vlera të vogla, në emër dhe për llogari të Kryeministrit, Ministrive dhe Institucioneve në varësi të tyre, për blerjen e mallrave dhe të shërbimeve që janë të paktën 25 të tilla në grupin e parë.
- Blerje automjetesh
- Blerje karburanti, pervec vajgurit Jet Al
- Blerje materialesh kancelarie Blerje orendish dhe pajisjesh per mobilim zyrash
- Blerje orendish dhe pajisjesh për mobilim zyrash
- Blerje materialesh te ndryshme per pastrim
- Blerje uniformash dhe elementesh te tjera, përbërëse te tyre
- Blerje këpucësh
- Blerje pjesësh këmbimi per automjete, per sherbimet profilaktike
- Blerje tonerash
- Sigurim automjetesh
- Shërbim gatimi dhe shperndarje ushqimi
- Shërbim pastrimi
- Shërbim lyerje dhe mirëmbajtje ndërtesash
- Riparim dhe mirëmbajtje automjetesh
- Botime, printime dhe materiale shtypshkrimi
- Blerje materiale te buta dhe veshmbathje
- Riparim, mirembajtje sistem ngrohje-ftohje
- Mirembajtje impiante elektrike
- Blerje pajisje laboratorike, me perjashtim te atyre mjekessore
- Sherbime dezinfektimi
- Sherbim i ruajtjes dhe sigurise fizike
- Blerje artikuj ushqimmi
- Blerje pajisje kondicionim
- Sherbim gjelberim
- Sherbim mirembajtje rutine dhe dimerore te rrugeve
Diferenca mes përqendrimit dhe qendërzimit
Agjencia e Prokurimit Publik bën të qartë se në disa raste specifike nuk mund të bëhet prokurim i përqendruar pasi specifikimet që kërkohen janë krejt të ndryshme. Në këtë rast do të bëhet vetëm qendërzim i procedurës. Kjo vlen për procedurën e blerjes së uniformave dhe elementëve të tjera përbërëse te tyre, shërbim gatimi dhe shpërndarje ushqimi, shërbim lyerje dhe mirëmbajtje ndërtesash, blerje pajisje laboratorike, me përjashtim te atyre mjekësore” thuhet në udhëzim.
Sipas APP Agjencia e Blerjeve te Përqendruara ka të drejtë të monitorojë në çdo kohë, në vend ose nëpërmjet informacioneve raportuese zbatimin e kontratave nga autoritetet kontraktore. Në përfundim të monitorimit, harton një raport për korrektësinë dhe cilësinë e zbatimit të kontratës, një kopje e te cilit i dërgohet Agjencisë se Prokurimit Publik.
Por çfarë ndodh me tenderët deri në funksionimin e agjencisë? “Derisa te behet funksionale, Agjencia e Blerjeve te përqendruara, autoritetet kontraktore ne fushën e zbatimit te këtij Udhëzimi, duhet te dërgojnë te dhënat teknike e sasiore dhe fondin per mallrat dhe shërbimet perkatese, brenda datës 28 shkurt ne Drejtorinë e Prokurimeve te përqendruara ne Ministrinë e Brendshme” thuhet në udhëzim.