Tiranë 5°C · Pjesërisht vranët 28 March 2026
S&P 500 6,369 ▼1.67%
DOW 45,167 ▼1.73%
NASDAQ 20,948 ▼2.15%
NAFTA 101.18 ▲7.09%
ARI 4,521 ▲2.55%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987 EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987
₿ CRYPTO
BTC $66,033 ▼ -4.19% ETH $1,987 ▼ -4.01% XRP $1.3244 ▼ -3.31% SOL $82.5400 ▼ -4.72%
S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 101.18 ▲7.09 % ARI 4,521 ▲2.55 % S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 101.18 ▲7.09 % ARI 4,521 ▲2.55 %
EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987 EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987
28 Mar 2026
Breaking
Ekonomia

Ahmetaj: Bashkëpunimi me FMN-në, një sukses i plotë

Ministri i Financave Arben Ahmetaj përmes një postimi në rrjetin social Facebook e ka konsideruar bashkëpunimin 3-vjeçar me Fondim Monetar Ndërkombëtar një sukses të plotë.

Një tjetër vlerësim për suksesin e programit me Shqipërinë nga ana e Fondit Monetar Ndërkombëtar. FMN vlerësoi dje përmes një deklarate zyrtare, arritjet kryesore të ekonomisë shqiptare përgjatë tre viteve të fundit, me fokus rimëkëmbjen ekonomike, uljen e borxhit dhe konsolidimin makroekonomik e fiskal”, shkruan ministri Ahmetaj.

Duke rekomanduar vazhdimin e reformave, sipas Ahmetajt, FMN e vendos theksin kryesisht tek avancimi i reformës në drejtësi dhe reformave strukturore të lidhura me të, për zgjidhen e problematikave të institucioneve dhe ineficencës së sistemit gjyqësor.

Në deklaratën e një ditë më parë, Fondi Monetar Ndërkombëtar e ka cilësuar si një sukses programin tre vjeçar të sapo mbyllur me vendin tonë.

Falë angazhimit të autoriteteve shqiptare, ne arritëm të mbështesim reformat që janë jetike për rritjen. Programi forcoi kornizën institucionale, uli vulnerabilitetin e ekonomisë, si dhe ndihmoi në ruajtjen e stabilitetit ekonomik pavarësisht kushteve të jashtme të vështira“, thuhet në njoftimin e institucionit me bazë në Uashington.

Fondi radhit edhe arritjet e programit në vendin tonë, si rritja ekonomike mbi 3%, ulja e borxhit publik, shlyerja e detyrimeve të prapambetura të qeverisë, apo forcimi i kornizës fiskale dhe financiare.

Pavarësisht kësaj, vijon deklarata e FMN-së, Shqipëria duhet të vijojë të bëjë përpjekje për të forcuar rritjen dhe rezistencën e ekonomisë duke sugjeruar: përpjekje të mëtejshme për uljen e borxhit publik, reformën e taksave, përmirësimin e menaxhimit të financave publike dhe modernizimin e administratës së taksave.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.