🌤️
Tiranë 5°C · Kryesisht kthjellët 24 March 2026
S&P 500 6,581 ▲1.15%
DOW 46,208 ▲1.38%
NASDAQ 21,947 ▲1.38%
NAFTA 91.18 ▲3.46%
ARI 4,356 ▼1.17%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1596 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 95.6048 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4171 EUR/TRY 51.4069 EUR/JPY 183.92 EUR/CAD 1.5914 EUR/USD 1.1596 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 95.6048 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4171 EUR/TRY 51.4069 EUR/JPY 183.92 EUR/CAD 1.5914
₿ CRYPTO
BTC $70,536 ▲ +3.78% ETH $2,139 ▲ +4.1% XRP $1.4185 ▲ +2.46% SOL $90.7200 ▲ +5.02%
S&P 500 6,581 ▲1.15 % DOW 46,208 ▲1.38 % NASDAQ 21,947 ▲1.38 % NAFTA 91.18 ▲3.46 % ARI 4,356 ▼1.17 % S&P 500 6,581 ▲1.15 % DOW 46,208 ▲1.38 % NASDAQ 21,947 ▲1.38 % NAFTA 91.18 ▲3.46 % ARI 4,356 ▼1.17 %
EUR/USD 1.1596 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 95.6048 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4171 EUR/TRY 51.4069 EUR/JPY 183.92 EUR/CAD 1.5914 EUR/USD 1.1596 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 95.6048 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4171 EUR/TRY 51.4069 EUR/JPY 183.92 EUR/CAD 1.5914
24 Mar 2026
Breaking
Kosova

Ahmetaj në Prishtinë, takon homologun Hoti

Ministri i Financave Arben Ahmetaj ka takuar homologun kosovar, Avdullah Hoti. Takimi mes dy ministrave vjen pas takimit të zhvilluar në Tiranë për lehtësimin e procedurave me qëllim nxitjen e tregtisë.

Takimi u zhvillua edhe në kuadër të mbledhjes së përbashkët të dy qeverive në fillim të muajit qershor.

“Kam urdhëruar të punohet 24 orë në doganë, në mënyrë që të ketë lehtësi për eksportuesit”, tha Ahmetaj, ndërsa Hoti u shpreh se “urdhri ka pasur ndikim të rëndësishëm për bizneset, që janë të kënaqur për thjeshtimin e procedurave doganore”.

Ahmetaj theksoi se duhet punuar edhe “për marrëveshjet që do të nënshkruhen në mbledhjen e qeverive, për harmonizimin e sistemit të riskut dhe qendrën e përbashkët të trajnimeve”.

Në takim, ministri Ahmetaj ngriti edhe shqetësimin e sipërmarrjes shqiptare për terminalin doganor në Kosovë, lidhur me çështjen e tarifës prej 40 eurosh.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.