☀️
Tiranë 10°C · Kthjellët 23 Shtator 2026
S&P 500 7,765 ▼0%
DOW 51,864 ▼0.36%
NASDAQ 27,244 ▲0.45%
NAFTA 89.59 ▼1.03%
ARI 4,376 ▼0.01%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1452 EUR/GBP 0.8579 EUR/CHF 0.9399 EUR/ALL 91.4884 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3733 EUR/TRY 55.9320 EUR/JPY 180.26 EUR/CAD 1.6093 EUR/USD 1.1452 EUR/GBP 0.8579 EUR/CHF 0.9399 EUR/ALL 91.4884 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3733 EUR/TRY 55.9320 EUR/JPY 180.26 EUR/CAD 1.6093
₿ CRYPTO
BTC $86,858 ▲ +1.61% ETH $2,778 ▲ +1.57% XRP $1.6176 ▲ +6.77% SOL $119.3500 ▲ +2.3%
S&P 500 7,765 ▼0 % DOW 51,864 ▼0.36 % NASDAQ 27,244 ▲0.45 % NAFTA 89.59 ▼1.03 % ARI 4,376 ▼0.01 % S&P 500 7,765 ▼0 % DOW 51,864 ▼0.36 % NASDAQ 27,244 ▲0.45 % NAFTA 89.59 ▼1.03 % ARI 4,376 ▼0.01 %
EUR/USD 1.1452 EUR/GBP 0.8579 EUR/CHF 0.9399 EUR/ALL 91.4884 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3733 EUR/TRY 55.9320 EUR/JPY 180.26 EUR/CAD 1.6093 EUR/USD 1.1452 EUR/GBP 0.8579 EUR/CHF 0.9399 EUR/ALL 91.4884 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3733 EUR/TRY 55.9320 EUR/JPY 180.26 EUR/CAD 1.6093
23 Sht 2026
Breaking
Kronika

Tentoi të mbytej në Bunë, flasin policët që shpëtuan 59-vjeçaren, efektivi: U hodha menjëherë në ujë

Një tragjedi e mundshme u shmang mëngjesin e 22 marsit në Shkodër, falë ndërhyrjes së menjëhershme dhe të guximshme të tre efektivëve të Policisë së Shtetit. Erxhon Semko, Kristjan Loci dhe Françesko Hoxha u hodhën pa hezitim në ujërat e rrëmbyeshëm të lumit Buna për të shpëtuar një 59-vjeçare, e cila kishte tentuar t’i jepte fund jetës.

Në një rrëfim për emisionin “Në kohë reale”, policët treguan momentet dramatike.

Kristjan Loci kujtoi se njoftimi për një person që po mbytej i gjeti në patrullë. “Ishim pak larg, por reagimi ishte i menjëhershëm. Rrjedha e Bunës është shumë e fortë dhe çdo qytetar që do ndërhynte do rrezikonte. Pasi e nxorëm nga uji, i dhamë ndihmën e parë. Në fillim kishte puls, por nuk reagonte. Pas ndërhyrjes filloi të përmendej”, tha ai.

Erxhon Semko tregoi se nuk hezitoi asnjë çast për t’u hedhur në ujërat e lumit Bruna për të shpëtuar gruan.

Sapo e kam parë zonjën, jam hedhur menjëherë në ujë për ta shpëtuar, e tërhoqa pas vetes dhe e nxora jashtë. Kur iu afrova, fliste, por nuk ishte në gjendje të mirë, ishe në gjendje shoku dhe nuk kuptohej se çfarë  thoshte”, tha ai.

Françesko Hoxha shtoi se ndihmoi kolegët në breg dhe më pas mori vesh nga mjekët se gruaja ishte jashtë rrezikut për jetën.

Ndihmova kolegët kur e nxorën në breg, duke i dhënë ndihmën e parë. Pasi u transportua në spital, ne kemi patur mundësinë të shkonim më pas të pyesnim për zonjën dhe stafi mjekësor nga konfirmoi që ishte jashtë rrezikut për jetën”, u shpreh ai.

Ngjarja ka marrë vëmendje të gjerë publike, ndërsa Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, vlerësoi efektivët si shembull guximi dhe profesionalizmi.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.