☁️
Tiranë 16°C · Vranët 21 March 2026
S&P 500 6,506 ▼1.51%
DOW 45,577 ▼0.96%
NASDAQ 21,648 ▼2.01%
NAFTA 98.23 ▲2.8%
ARI 4,575 ▼0.67%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1553 EUR/GBP 0.8659 EUR/CHF 0.9112 EUR/ALL 96.0704 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4669 EUR/TRY 51.2223 EUR/JPY 183.84 EUR/CAD 1.5857 EUR/USD 1.1553 EUR/GBP 0.8659 EUR/CHF 0.9112 EUR/ALL 96.0704 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4669 EUR/TRY 51.2223 EUR/JPY 183.84 EUR/CAD 1.5857
₿ CRYPTO
BTC $70,755 ▲ +0.54% ETH $2,158 ▲ +0.74% XRP $1.4444 ▲ +0.17% SOL $90.1200 ▲ +0.84%
S&P 500 6,506 ▼1.51 % DOW 45,577 ▼0.96 % NASDAQ 21,648 ▼2.01 % NAFTA 98.23 ▲2.8 % ARI 4,575 ▼0.67 % S&P 500 6,506 ▼1.51 % DOW 45,577 ▼0.96 % NASDAQ 21,648 ▼2.01 % NAFTA 98.23 ▲2.8 % ARI 4,575 ▼0.67 %
EUR/USD 1.1553 EUR/GBP 0.8659 EUR/CHF 0.9112 EUR/ALL 96.0704 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4669 EUR/TRY 51.2223 EUR/JPY 183.84 EUR/CAD 1.5857 EUR/USD 1.1553 EUR/GBP 0.8659 EUR/CHF 0.9112 EUR/ALL 96.0704 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4669 EUR/TRY 51.2223 EUR/JPY 183.84 EUR/CAD 1.5857
21 Mar 2026
Breaking
Ekonomia

Ahmetaj: Qëndrimet e opozitës për ekonominë janë dezinformuese

Ministri i Financave, Arben Ahmetaj deklaroi të mërkurën se ekonomia ka një trend pozitiv rritjeje. Në një deklaratë për mediat nga kryeministria, pas mbledhjes së qeverisë, ministri Ahmetaj tha se qëndrimet e opozitës për ekonominë janë dezinformuese.

Më herët, deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku tha se përballë gjendjes së rënduar ekonomike qeveria ka zgjedhur rrugën më të lehtë, propagandën ministrore për t’i mbushur mendjen shqiptarëve që po jetojnë në pranverën ekonomike. “Megjithëse shifrat dhe të dhënat, të zhveshura nga propaganda bajate, flasin krejt të kundërtën”, shtoi ajo.

Por, ministri Ahmetaj hodhi poshtë pretendimet e opozitës duke u shprehur se shifrat zyrtare të Bankës së Shqipërisë konfirmojnë zhvillimet pozitive. Sipas Ahmetaj, eksportet në 4-mujorin e parë u rritën me 1.5 %, ndërsa kredia konsumatore me mbi 12 %.

“Të ardhurat janë në rritje të konsoliduar dhe janë duke ecur në drejtimin e duhur në të gjithë kursin makroekonomik e fiskal”, deklaroi ai. Ahmetaj po ashtu u ndal në një tjetër tregues, papunësinë tek të rinjtë. Për këtë, ai u shpreh se shifrat e Institutit të Statistikave konfirmojnë së papunësia tek të rinjtë është ulur me 17.1 % dhe se kjo është norma më e ulët në rajon.

Ministri informoi se shumë shpejt qeveria do të prezantojë një paketë e cila do të lehtësojë ndjeshëm procedurat për biznesin si dhe do të ndikojë në përmirësimin e klimës për të bërë biznes.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.