☀️
Tiranë 35°C · Kthjellët 22 June 2026
S&P 500 7,501 ▲1.08%
DOW 51,565 ▲0.14%
NASDAQ 26,518 ▲1.91%
NAFTA 74.92 ▼1.23%
ARI 4,225 ▼0.5%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1468 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9252 EUR/ALL 94.7947 EUR/MKD 61.6323 EUR/RSD 117.3906 EUR/TRY 53.2824 EUR/JPY 184.93 EUR/CAD 1.6228 EUR/USD 1.1468 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9252 EUR/ALL 94.7947 EUR/MKD 61.6323 EUR/RSD 117.3906 EUR/TRY 53.2824 EUR/JPY 184.93 EUR/CAD 1.6228
₿ CRYPTO
BTC $64,764 ▲ +0.85% ETH $1,769 ▲ +2.47% XRP $1.1482 ▲ +0.39% SOL $74.2000 ▲ +1.34%
S&P 500 7,501 ▲1.08 % DOW 51,565 ▲0.14 % NASDAQ 26,518 ▲1.91 % NAFTA 74.92 ▼1.23 % ARI 4,225 ▼0.5 % S&P 500 7,501 ▲1.08 % DOW 51,565 ▲0.14 % NASDAQ 26,518 ▲1.91 % NAFTA 74.92 ▼1.23 % ARI 4,225 ▼0.5 %
EUR/USD 1.1468 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9252 EUR/ALL 94.7947 EUR/MKD 61.6323 EUR/RSD 117.3906 EUR/TRY 53.2824 EUR/JPY 184.93 EUR/CAD 1.6228 EUR/USD 1.1468 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9252 EUR/ALL 94.7947 EUR/MKD 61.6323 EUR/RSD 117.3906 EUR/TRY 53.2824 EUR/JPY 184.93 EUR/CAD 1.6228
22 Jun 2026
Breaking
Maqedonia

Ahmeti dhe Sela takojnë kongresmenin Keith: Marrëveshja e Ohrit po pëson erozion

Ali Ahmeti dhe Ziadin Sela në Prishtinë kanë takuar kongresmenin amerikan Keith Self, kryetar i Nënkomisionit për Evropën në Kongresin Amerikan, ku në fokus të diskutimeve kanë qenë zhvillimet politike në Maqedoninë e Veriut dhe sfidat që lidhen me ruajtjen e karakterit multietnik të shtetit.

Nga BDI thonë se në takim u diskutuan zhvillimet politike në Maqedoninë e Veriut, rëndësia e ruajtjes së Marrëveshjes Paqësore të Ohrit, si dhe shqetësimet serioze për erozionin e saj në institucionet e shtetit.

“Bashkëbiseduesit theksuan se Marrëveshja e Ohrit mbetet themeli i paqes, bashkëjetesës dhe demokracisë multietnike në vend, por edhe një prej investimeve më të rëndësishme strategjike të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në rajon.

Kryetari Ahmeti shprehu mirënjohje për rolin dhe përkushtimin e vazhdueshëm amerikan në mbështetje të stabilitetit, sigurisë dhe orientimit euro-atlantik të Maqedonisë së Veriut dhe Ballkanit Perëndimor.

Në takim u theksua edhe nevoja për mbrojtjen e standardeve demokratike, respektimin Marrëveshjes së Ohrit dhe ruajtjen e karakterit multietnik të shtetit si parakusht për stabilitet afatgjatë dhe integrim evropian”, thuhet në kumtesën e BDI-së.

Ziadin Sela përmes një postimi në rrjetin social Facebook thotë se duke vlerësuar lartë ndihmën dhe mbështetjen e SHBA-ve në proceset jetike për vendin dhe rajonin, paqën dhe sigurinë, orientimin euro-atlantik, si dhe kohezionin ndëretnik, shpalosa pikëpamjet tona për ngecjen në shumë fusha si dhe regresin e shënuar në shumë të tjera periudhën e fundit në Maqedoninë e Veriut./Telegrafi/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.