☁️
Tiranë 20°C · Vranët 21 Tetor 2026
S&P 500 7,754 ▲0.53%
DOW 52,760 ▲0.5%
NASDAQ 26,690 ▲1%
NAFTA 97.68 ▼0.14%
ARI 4,144 ▲0.02%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1227 EUR/GBP 0.8401 EUR/CHF 0.9267 EUR/ALL 90.8997 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4381 EUR/TRY 55.6898 EUR/JPY 177.64 EUR/CAD 1.5781 EUR/USD 1.1227 EUR/GBP 0.8401 EUR/CHF 0.9267 EUR/ALL 90.8997 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4381 EUR/TRY 55.6898 EUR/JPY 177.64 EUR/CAD 1.5781
₿ CRYPTO
BTC $84,581 ▲ +2.43% ETH $2,498 ▲ +2.5% XRP $1.3877 ▲ +4.65% SOL $108.3200 ▲ +2.26%
S&P 500 7,754 ▲0.53 % DOW 52,760 ▲0.5 % NASDAQ 26,690 ▲1 % NAFTA 97.68 ▼0.14 % ARI 4,144 ▲0.02 % S&P 500 7,754 ▲0.53 % DOW 52,760 ▲0.5 % NASDAQ 26,690 ▲1 % NAFTA 97.68 ▼0.14 % ARI 4,144 ▲0.02 %
EUR/USD 1.1227 EUR/GBP 0.8401 EUR/CHF 0.9267 EUR/ALL 90.8997 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4381 EUR/TRY 55.6898 EUR/JPY 177.64 EUR/CAD 1.5781 EUR/USD 1.1227 EUR/GBP 0.8401 EUR/CHF 0.9267 EUR/ALL 90.8997 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4381 EUR/TRY 55.6898 EUR/JPY 177.64 EUR/CAD 1.5781
21 Tet 2026
Breaking
Kronika

Drogë pranë shkollave në Shijak dhe Manzë, ‘zbërthehet’ grupi kriminal, 17 masa sigurie

Pas hetimit prej disa muajsh, është finalizuar operacioni “Cleaning 5” në qytetin e Durrësit.

Siç njofton Policia, janë ekzekutuar 17 masa sigurie. Përkatësisht 13 masa “arresti me burg” dhe 4 “arrest në shtëpi”.

Ndërkohë, është shpallur në kërkim një person tjetër.

Këta persona akuzohen për prodhim dhe shitje droge, të cilën më pas e shpërndanin kryesisht në afërsi të shkollave në Shijak dhe në Manzë, si dhe në  ambiente të tjera që frekuentohen nga të rinjtë.

“Objektivi i operacionit, identifikimi dhe arrestimi i shtetasve që tentonin të shpërndanin lëndë narkotike në afërsi të shkollave dhe në ambiente të tjera që frekuentohen nga të rinjtë. Gjatë operacionit, sekuestrohen sasi të konsiderueshme të lëndëve narkotike Heroinë, Kokainë dhe Cannabis Sativa, 3 armë zjarri (2 pistoleta dhe 1 kallashnikov), shuma të konsiderueshme parash, automjete dhe celularë.

Këta shtetas, banues në Durrës, Kavajë, Shijak, dhe në fshatra të njësive administrative Sukth, Manzë dhe Xhafzotaj, akuzohen për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim dhe/ose më shumë se një herë”, thuhet më tej në njoftimin e bluve.

Duhet theksuar se operacione të tilla janë zhvilluar shpesh së fundmi në qytete të ndryshme të vendit.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.