🌤️
Tiranë 18°C · Kryesisht kthjellët 31 Tetor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 104.12 ▲2.08%
ARI 3,899 ▼3.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585
₿ CRYPTO
BTC $77,444 ▼ -0.35% ETH $2,245 ▼ -0.02% XRP $1.2478 ▼ -0.46% SOL $95.8500 ▼ -1.14%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 %
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585
31 Tet 2026
Breaking
Kosova

AKK hedh akuza drejt nivelit qendror se po ndërhynë në kompetencat ligjore dhe financiare të komunave

Asociacioni i Komunave të Kosovës (AKK) ka ngritur shqetësimin se komunat po përballen me ndërhyrje në kompetencat e tyre, si dhe me pasoja të drejtpërdrejta financiare, si rezultat i akteve juridike të miratuara nga niveli qendror.

Në një postim në Facebook, AKK ka bërë të ditur se Kolegjiumi i Zyrtarëve Ligjor të Asociacionit, në bashkëpunim me Misionin e OSBE-së në Kosovë, ka mbajtur takimin e rregullt të radhës, ku janë diskutuar çështje që lidhen me aktet juridike dhe efektet e tyre në nivelin lokal.

Sipas AKK-së, në takim janë trajtuar shqetësimet lidhur me disa akte të miratuara nga institucionet qendrore, të cilat, siç thuhet, po sjellin pasoja për komunat “si në aspektin juridik ashtu edhe në atë financiar”.

“Në aspektin juridik, u theksua se disa nga këto akte po ndërhyjnë në kompetencat kushtetuese dhe ligjore të komunave, duke kufizuar autonominë lokale dhe duke krijuar vështirësi në zbatimin e përgjegjësive komunale”, thuhet në njoftim.

Po ashtu, AKK bën të ditur se u diskutua edhe ndikimi financiar, me theks se komunat po ngarkohen me obligime që burojnë nga vendime ose kontrata për të cilat ato, sipas Asociacionit, nuk kanë qenë palë në procesin e vendimmarrjes apo nënshkrimit.

“Në aspektin financiar, u diskutua se komunat po përballen me obligime dhe pasoja financiare që burojnë nga vendime apo kontrata për të cilat ato nuk kanë qenë palë në procesin e vendimmarrjes apo nënshkrimit”, thuhet më tej.

AKK vlerëson se kjo situatë po ndikon negativisht në planifikimin buxhetor dhe në funksionimin e rregullt të komunave, ndërsa pjesëmarrësit në takim kanë theksuar nevojën për koordinim më të madh institucional dhe përfshirje të komunave në proceset e hartimit e miratimit të akteve juridike që prekin drejtpërdrejt nivelin lokal.

Në përfundim, sipas AKK-së, u dakordua që shqetësimet dhe rekomandimet e ngritura të adresohen tek institucionet përkatëse, me synim mbrojtjen e kompetencave komunale dhe garantimin e qëndrueshmërisë financiare të komunave. /Telegrafi/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.