☁️
Tiranë 16°C · Vranët 04 April 2026
S&P 500 6,583 ▲0.11%
DOW 46,505 ▼0.13%
NASDAQ 21,879 ▲0.18%
NAFTA 112.06 ▲0.47%
ARI 4,703 ▲0.49%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
₿ CRYPTO
BTC $66,975 ▲ +0.02% ETH $2,053 ▼ -0.42% XRP $1.3149 ▼ -0.29% SOL $80.1800 ▲ +0.59%
S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 112.06 ▲0.47 % ARI 4,703 ▲0.49 % S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 112.06 ▲0.47 % ARI 4,703 ▲0.49 %
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
04 Apr 2026
Breaking
Bota

AI akuzon Turqinë se po kthen mbrapsht sirianët

“Amnesty International” ka akuzuar Turqinë se po kthen mbrapsht me forcë me mijëra refugjatë sirianë në zonat e luftës.

Nuk ka shumë që Ankaraja vulosi marrëveshjen me BE-në për të frenuar fluksin e emigrantëve drejt Europës, pakt ky që përkundrejt lëshimeve të mëdha të bëra turqve diktonte sistemin e emigrantëve atje. Por që prej mesit të janarit, thotë organizata ndërkombëtare e të drejtave të njeriut, mijëra sirianë janë dërguar në vendlindjen e tyre të shkatërruar nga konflikti i brendshëm 5-vjeçar, çka evidenton sipas saj “të metat e tmerrshme” të marrëveshjes BE-Turqi. Kjo e fundit e detyron Ankaranë të marrë mbrapsht të gjithë emigrantët dhe refugjatët e nisur ilegalisht drejt Greqisë në këmbim të një ndihme të bollshme monetare, udhëtimit pa viza për turqit dhe përshpejtimit të bisedimeve të anëtarësimit në bllokun europian.

Vetëm se marrëveshja në thelb mbështetet tek të konsideruarit e Turqisë një vend i sigurtë për azil, çka sipas Amnesty-së është e qartë se nuk qëndron. Grupi me seli në Londër jep dhe shifra e këmbëngul se që prej mesit të janarit, në shpërfillje të hapur të ligjit ndërkombëtar, nga Turqia janë dëbuar me forcë rreth 100 refugjatë sirianë në ditë. Shumica e të deportuarve në Siri duket të jenë refugjatë të paregjistruar, por Amnesty ka të dhëna se makineria e kthimit të detyrueshëm nuk ka përjashtuar as disa sirianë me dokumente të rregullta.

Në përpjekjen e dëshpëruar për të mbyllur kufijtë e bllokut, liderët e BE-së kanë injoruar me vetëdije faktin e thjeshtë se Turqia nuk është një vend i sigurtë për refugjatët sirianë, thote drejtori i Amnesty-së për Europën dhe Azine qendrorem John Dalhuisen, dhe çdo ditë e më shumë po bëhet edhe më pak e sigurtë, shton ai.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.