Ekonomia

AIDA: Investitorët e huaj interes për Shqipërinë

Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA) bën të ditur se investitorët e huaj po rrisin interesin për të ndërmarrë sipërmarrje të reja në vendin tone, vettëm gjatë këtij viti numërohen i tyre ka arritur ne 67 ndersa sektoret me interes jane minierat, tregtia me shumicë, energjitika etj.

Sipas AIDA-s, 10 nga investitorët kanë shprehur interes për sektorin e energjitikës, 9 në sektorin e prodhimit, 8 në atë të konsulencës, 6 në automobilistikë, 5 në shërbime, 5 ne turizëm, 4 në infrastrukturë, 3 në bujqësi, 3 në ndërtim, 3 në miniera, tre në tregtinë me shumicë, 2 në shërbime financiare, 2 në pasuritë e patundshme, 1 në shërbimet areportuale, 1 në arsim, 1 në teknologjinë e infomacionit dhe 1 në tregtinë me pakicë.

Rritja e investimeve të huaja dhe vendase, është faktor kyc në rritjen ekonomike të vendit. Ndaj dhe politikat e Qeverisë kanë adresuar lehtesi dhe vazhdojnë të mbajnë në qënder te vemendjes permiresimin e klimes se biznesit per rritjen e sipermarrjes se huaj ne vendin tone.

Aktualisht  pjesa më e madhe e iHD-ve (rreth 60%) në Shqipëri është e përqendruar në sektorin e minierave (kryesisht naftë dhe gaz); 13% është në transport dhe komunikacion, 9% në elektricitet dhe 8% në prona të paluajtshme.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button