☁️
Tiranë 12°C · Vranët 01 April 2026
S&P 500 6,529 ▲2.91%
DOW 46,342 ▲2.49%
NASDAQ 21,591 ▲3.83%
NAFTA 98.84 ▼2.51%
ARI 4,746 ▲1.43%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064
₿ CRYPTO
BTC $68,652 ▲ +1.85% ETH $2,133 ▲ +3.67% XRP $1.3551 ▲ +2.43% SOL $83.7600 ▲ +0.59%
S&P 500 6,529 ▲2.91 % DOW 46,342 ▲2.49 % NASDAQ 21,591 ▲3.83 % NAFTA 98.84 ▼2.51 % ARI 4,746 ▲1.43 % S&P 500 6,529 ▲2.91 % DOW 46,342 ▲2.49 % NASDAQ 21,591 ▲3.83 % NAFTA 98.84 ▼2.51 % ARI 4,746 ▲1.43 %
EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064
01 Apr 2026
Breaking
Ekonomia

AKEP paralajmëron shërbimin 5G, pas prillit do të prokurohen frekuencat e para

Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare njoftoi se gjatë këtij viti do të tentohet të tenderohet dhënia e disa frekuencave të reja që mundësoje ofrimin e shërbimit 5G për kompanitë celulare por jo vetëm. AKEP beri me dije vendimi është marrë në takimin e kësaj të enjte  u miratua Dokumenti rregullator për këshillim publik “Mbi dhënien e të drejtave të përdorimit në brezin e frekuencave 800 MHz (790-862 MHz)”.

Këto frekuenca ishin në përdorim nga televizionet por gjithë procesi i lirimit të tyre dhe kalimi nga AMA tek AKEP pritet të përfundojë shpejt ne kuader te dixhitalizimit. Pas muajit prill pritet qe te vijohet edhe me prokurimin per t’i kaluar tek kompanite celulare.

“Plani Kombëtar i Frekuencave përcakton që këto frekuenca  janë për përdorim nga operatorët që ofrojnë rrjete dhe shërbime publike të komunikimeve elektronike – telefoni e lëvizshme, për të mundësuar ofrimin e shërbimeve të gjeneratave teknologjike të avancuara të sotme dhe të perspektives të njohura ndryshe si LTE.

Procesi i ndjekur për të arritur deri në këtë fazë,  ka qenë i gjatë dhe shumë i vështirë për shkak të përdorimit të tyre për transmetime audiovizive, dhe nevojës së lëvizjes së këtyre transmetimeve në transmetim dixhital dhe arriti të realizohet përfundimisht pas masave të zbatuara nga Qeveria dhe bashkëpunimit të ngushtë të  ish Ministrit të Shtetit për Inovacionin dhe Administratën Publike, Ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, Ministrit të Financave dhe Ekonomisë, AMA dhe AKEP.

Në përfundim të këshillimit publik më datë 16.4.2018, procesi do të vijojë me administrimin e konkluzioneve të këtij konsultimi dhe procedurën për zhvillimin e tenderit publik për dhënien e të drejtave të përdorimit të  frekuencave në brezin  800 MHz (790-862 MHz) për ofrimin e rrjeteve dhe shërbimeve publike të komunikimeve elektronike LTE, duke e rradhitur ne këtë mënyrë edhe Shqipërinë në vendet e më të zhvilluara në Rajon dhe Evropë në ofrimin e rrjeteve dhe shërbimeve publike të komunikimeve elketronike broadband të shpejtësisë së lartë” mbyllet njoftimi i AKEP.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.