☁️
Tiranë 10°C · Vranët 16 March 2026
S&P 500 6,699 ▲1.01%
DOW 46,946 ▲0.83%
NASDAQ 22,374 ▲1.22%
NAFTA 94.15 ▼4.62%
ARI 5,012 ▼0.98%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1433 EUR/GBP 0.8635 EUR/CHF 0.9034 EUR/ALL 96.0910 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.3975 EUR/TRY 50.5619 EUR/JPY 182.42 EUR/CAD 1.5681 EUR/USD 1.1433 EUR/GBP 0.8635 EUR/CHF 0.9034 EUR/ALL 96.0910 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.3975 EUR/TRY 50.5619 EUR/JPY 182.42 EUR/CAD 1.5681
₿ CRYPTO
BTC $74,167 ▲ +3.48% ETH $2,344 ▲ +10.11% XRP $1.5280 ▲ +7.77% SOL $95.5200 ▲ +7.63%
S&P 500 6,699 ▲1.01 % DOW 46,946 ▲0.83 % NASDAQ 22,374 ▲1.22 % NAFTA 94.15 ▼4.62 % ARI 5,012 ▼0.98 % S&P 500 6,699 ▲1.01 % DOW 46,946 ▲0.83 % NASDAQ 22,374 ▲1.22 % NAFTA 94.15 ▼4.62 % ARI 5,012 ▼0.98 %
EUR/USD 1.1433 EUR/GBP 0.8635 EUR/CHF 0.9034 EUR/ALL 96.0910 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.3975 EUR/TRY 50.5619 EUR/JPY 182.42 EUR/CAD 1.5681 EUR/USD 1.1433 EUR/GBP 0.8635 EUR/CHF 0.9034 EUR/ALL 96.0910 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.3975 EUR/TRY 50.5619 EUR/JPY 182.42 EUR/CAD 1.5681
16 Mar 2026
Breaking
Kosova

AKPM për tre muaj ndëshkon 20 subjekte farmaceutike

Trafikimi me barnat ilegale është njëri ndër shqetësimet më të mëdha të shoqërisë kosovare. Shoqëria jonë ka vite që po e lufton këtë fenomen, por ajo ende nuk ka arritur që ta çrrënjosë ende atë. E lidhur me këtë problem është duke punuar edhe Agjencioni Kosovar për Produkte Medicinale. Ky Agjencion për tre muaj ka ndëshkuar rreth 22 subjekte farmaceutike.

farmaci14 subjekte për përdorim të barnave ilegale, 6 subjekte për mungesë të farmacistit në vendin e punës. Si dhe një farmaci për mungesë të licencës për veprimtari qarkulluese të farmacisë.

Ardita Baraku, kryeinspektore e Inspektoratit farmaceutik ka thënë për Indeksonline se subjektet e dënuara janë nga Prizreni, Peja Obiliqi, Kamenica, Fushë Kosova, Istogu dhe si zakonisht numër më të madh ka nga Prishtina.

“Ndëshkimet për këtë vit janë më të shpeshta se sa ato të vitit të kaluar, por sasia e produkteve tek subjektet kanë pësuar rënie”, ka thënë Baraku për Indeksonline.

Ndërkaq gjatë vitit të kaluar në Republikën e Kosovës ka hyrë në fuqi ligji për produkte dhe pajisje medicinale.

Por problem për AKPM-në vazhdon të jetë numri i vogël i inspektorëve farmaceutik. Aktualisht veprojnë 10 të tillë, e sipas udhëheqësve të tij duhen të jenë së paku 20 inspektorë farmaceutik.

E për këtë vit, në AKPM janë dhënë dy licenca për prodhues vendorë të cilët kanë plotësuar kushtet e prodhimit, ndërkohë që katër të tjerë janë në pritje. Aktualisht në Kosovë ka 530 barnatore të licencuara dhe janë rreth 170 qarkullues me shumicë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.