Aksident me pasojë vdekjen në Gjirokastër
Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në aksin rrugor Gjirokastër-Subash.
Mësohet se viktima është Rrapo Xhavara, 41 vjeç, nga Saranda.
41-vjeçari ishte specialist në sektorin e Krimeve të Rënda në Drejtorinë e Policisë së Gjirokastrës.
Xhavara humbi jetën kur mjeti me të cilin po udhëtonte (Renault me targë SR 6841B) doli nga rruga.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.