🌤️
Tiranë 9°C · Kryesisht kthjellët 03 April 2026
S&P 500 6,583 ▲0.11%
DOW 46,505 ▼0.13%
NASDAQ 21,879 ▲0.18%
NAFTA 112.06 ▲0.47%
ARI 4,703 ▲0.49%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
₿ CRYPTO
BTC $66,871 ▼ -0.09% ETH $2,051 ▼ -0.37% XRP $1.3171 ▲ +0.14% SOL $80.0200 ▲ +1.3%
S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 112.06 ▲0.47 % ARI 4,703 ▲0.49 % S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 112.06 ▲0.47 % ARI 4,703 ▲0.49 %
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
03 Apr 2026
Breaking
Bota

Aksidenti në Spanjë, zbulohet shtetësia e viktimave

Një hetim ka nisur për zbardhjen e aksidentit fatal rrugor të shënuar në Spanjën lindore, ku humbën jetën të paktën 13 persona dhe 8 të tjerë u plagosën rëndë. Në bordin e autobusit të rrëzuar kishte 61 pasagjerë. Autobusi që mbante një grup të madh studentësh të huaj po kthehej nga një festival në Valencia.

Autobusi ishte një nga pesë automjetet e pajtuara për këtë udhëtim. Studentët vinin në pjesën më të madhe nga Universiteti i Barcelonës. Mendohet se në bord kishte studentë që vinin nga të paktën 20 shtete të ndryshme, ndërkohë që të gjitha viktimat ishin femra të moshës nga 22 deri në 29 vjeç.

Zyrtarët lokalë thanë në anën tjetër se procesi i identifikimit po zgjaste pasi pasagjerët nuk kishin vende të përcaktuara që më parë. Sidoqoftë, ata kanë mundur që të hënën të zbardhin shtetësinë e viktimave. Sipas tyre, 7 nga viktimat ishin italiane, dy gjermane, një rumune, një franceze, një studente nga Uzbekistani dhe një austriake.

Shoferi që i ka mbijetuar aksidentit ndërkohë ka rezultuar negativ pas testeve të alkoolit dhe drogës, por zyrtarët dyshojnë për një gabim njerëzor. Mjeti mendohet se ka goditur fort një makinë që vinte përballë tij dhe më pas është përmbysur. Dy personat që gjendeshin në makinën me të cilën autobuzi është përplasur janë plagosur.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.