🌤️
Tiranë 8°C · Kryesisht kthjellët 28 March 2026
S&P 500 6,369 ▼1.67%
DOW 45,167 ▼1.73%
NASDAQ 20,948 ▼2.15%
NAFTA 99.64 ▲5.46%
ARI 4,524 ▲2.62%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987 EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987
₿ CRYPTO
BTC $66,417 ▼ -3.55% ETH $2,003 ▼ -3.15% XRP $1.3365 ▼ -1.94% SOL $83.3400 ▼ -3.27%
S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 99.64 ▲5.46 % ARI 4,524 ▲2.62 % S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 99.64 ▲5.46 % ARI 4,524 ▲2.62 %
EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987 EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987
28 Mar 2026
Breaking
Kosova

Aktakuzë për mashtrim me subvencione

Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur aktakuzë ndaj trembëdhjetë të akuzuarve A.S; A.B.; I.S.; A.S.; E.S.; V.K.; A.P.;L.P.; XH.S.; XH.S.; L.T.; F.H.; L.S. për shkak se kanë kryer veprën penale mashtrim me subvencione, si dhe për veprën penale falsifikimi i dokumentit.
Sipas aktakuzës, të akuzuarit kanë paraqitur para organit kompetent të dhëna të pasakta lidhur me aplikimin për marrjen e subvencioneve, e që është kusht për marrjen e subvencionit në atë mënyrë që në Suharekë kanë aplikuar për pagesa direkte për vreshtat ekzistuese në Agjencinë për zhvillimin e bujqësisë të Ministrisë për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural, duke ia bashkangjitur dokumentet e falsifikuara “Certifikatat e vreshtarit” gjoja se merren me vreshtari dhe fitojnë nga kjo agjenci subvencion prej dymijë e shtatëqind euro ndërsa certifikatat rezultojnë të jenë të personave të tjerë. Çka do të thotë se me këto veprime kanë kryer vepra penale mashtrim me subvencione.

Po ashtu, në aktakuzë thuhet se të akuzuarit me dije përdorin dokumentin publik të falsifikuar si origjinal, në atë mënyrë që në Suharekë te zyrtari kompetent i Drejtorisë së bujqësisë të Komunës së Suharekës, duke ditur se certifikatat e vreshtarit në emër të tyre janë të falsifikuara, ia bashkëngjisin si origjinal aplikacionet për pagesa direkte për vreshtat ekzistuese, me të cilat edhe fitojnë subvencione nga Ministria për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural.

Ndërsa, certifikatat rezultojnë të jenë të personave të tjerë. Të akuzuarit me këto veprime kanë kryer veprën penale falsifikimi i dokumentit.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.