☁️
Tiranë 6°C · Vranët 31 March 2026
S&P 500 6,344 ▼0.39%
DOW 45,216 ▲0.11%
NASDAQ 20,795 ▼0.73%
NAFTA 101.68 ▼1.17%
ARI 4,641 ▲1.83%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967 EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967
₿ CRYPTO
BTC $67,915 ▲ +1.78% ETH $2,074 ▲ +3.01% XRP $1.3378 ▼ -0.26% SOL $83.7800 ▲ +1.28%
S&P 500 6,344 ▼0.39 % DOW 45,216 ▲0.11 % NASDAQ 20,795 ▼0.73 % NAFTA 101.68 ▼1.17 % ARI 4,641 ▲1.83 % S&P 500 6,344 ▼0.39 % DOW 45,216 ▲0.11 % NASDAQ 20,795 ▼0.73 % NAFTA 101.68 ▼1.17 % ARI 4,641 ▲1.83 %
EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967 EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967
31 Mar 2026
Breaking
Kronika

Akuza për shpërdorim detyre, ish-drejtoresha e ARRSH-së paraqitet në SPAK

Ish-drejtoresha e Autoritetit Rrugor Shqiptar, Sonila Qato është paraqitur këtë të mërkurë në SPAK, ku pritet t’i komunikohet akuza për shpërdorim detyre.

Qato u paraqit në SPAK bashkë me avokatin e saj.

Ish-drejtoresha e ARRSH është akuzuar në SPAK për tenderin e rrugës Kardhiq – Delvinë.

Më 21 tetor SPAK i dha fund hetimit 3 vjeçar ndaj zyrtarëve të Autoritetit Rrugor Shqiptar që ndoqi procedurat tenderuese për zgjedhjen e firmës që ndërtoi rrugën Kardhiq-Delvinë, me vlerë gati 60 mln euro.

Burimet kanë bërë të ditur se mes personave të marrë të pandehur janë vënë nën akuzë anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave.

Numri i të pandehurve besohet se është në 9 zyrtarë, mes të cilëve janë vënë nën akuzë Sonila Qato në cilësinë e ish-drejtores së ARRSH-së dhe Elona Gogo, e cila ka qenë kryetarja e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave në praktikën e hapur për ndërtimin e rrugës.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.