Alarm për qepën e Bozhgradit – Fermerët kërkojnë mbështetje për prodhimin vendas
Një nga kulturat më të njohura bujqësore të zonës së Devollit, qepa e Bozhgradit, po përjeton një rënie të sipërfaqeve të mbjella, duke reflektuar vështirësitë me të cilat përballen sot fermerët vendas.
Dikur një ndër burimet kryesore të të ardhurave për shumë familje të fshatit, kjo kulturë po kultivohet gjithnjë e më pak nga viti në vit.
Sipas fermerëve, kostot e rritura të prodhimit, mungesa e një tregu të qëndrueshëm dhe largimi i të rinjve drejt emigracionit kanë ndikuar në uljen e interesit për kultivimin e saj.
Reduktimi i popullsisë dhe mungesa e fuqisë punëtore kanë sjellë vështirësi në përballimin e punëve bujqësore, ndërsa edhe konsumi në tregun vendas ka pësuar rënie.
“Kemi mbjellë qepë prej vitesh, 10 vitet e fundit ka rënie dhe nuk kemi më prodhim qepe. Janë 5-6 familje që mbjellin”, u shpreh Selman Zorba, Kryetar i fshatit Bozhgrad.
Banorët e zonës kërkojnë mbështetje konkrete për të nxitur zhvillimin bujqësor dhe ruajtur traditën për prodhimin vendas. Përveç qepës, banorët merren edhe me kultivimin e drithërave, patates dhe perimeve të ndryshme, si edhe me blegtori në shkallë familjare.
Gazetare: Gj. Liço
/rtsh.al/
The post Alarm për qepën e Bozhgradit – Fermerët kërkojnë mbështetje për prodhimin vendas appeared first on RTSH.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.