☁️
Tiranë 9°C · Vranët 08 Nëntor 2026
S&P 500 7,377 ▲0.31%
DOW 51,286 ▼0.46%
NASDAQ 24,579 ▲1.09%
NAFTA 90.83 ▲0.34%
ARI 4,075 ▼0.94%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
₿ CRYPTO
BTC $75,730 ▼ -0.24% ETH $2,233 ▼ -0.2% XRP $1.1585 ▼ -1.74% SOL $89.2900 ▼ -0.84%
S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 % S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 %
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
08 Nën 2026
Breaking
Sporti

Alcaraz zgjidhet “Sportisti i vitit” në çmimet Laureus, fiton sfidën me rivalin Sinner

Carlos Alcaraz fiton sfidën me Jannik Sinner në “Laureus World Sports Awards 2026”, çmimet Oscar të sportit që po mbahen për të tretin vit radhazi në Madrid. Dy tenistët ishin nominuar në kategorinë “Sportisti i vitit” dhe çmimi ka shkuar për spanjollin.

Alcaraz ka fituar pas një 2025-e të jashtëzakonshme, të kurorëzuar me numrin 1 në botë në renditjen ATP. Vitin e kaluar fitoi dy tituj Grande Slam (Roland Garros dhe US Open), si dhe shkoi në finale e Wimbledon.

Në moshën 22-vjeçare, tenisti spanjoll bëhet fituesi më i ri në moshë i çmimit, duke iu shtuar në librin e artë legjendave, si Roger Federer, Rafael Nadal dhe Novak Djokovic. Alcaraz kishte fituar çmimin Laureus si “Zbulimi i vitit” në 2023-shin dhe ndjek kështu gjurmët e ‘Big Three’: Roger Federer, Rafael Nadal, i vetmi spanjoll që e kishte fituar këtë çmim para tij, dhe Novak Djokovic.

“Është nder të fitoj çmimin në kategorinë ‘Sportisti i vitit’. Si tenist, garoj për tituj në fushë, por kjo statujë Laureus do të thotë diçka më shumë, sepse jamë vlerësuar mes më të mëdhenjve të botës, në të gjitha disiplinat”, – ka thënë Alcaraz në skenë, pas marrjes së çmimit.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.