☁️
Tiranë 9°C · Vranët 08 Nëntor 2026
S&P 500 7,377 ▲0.31%
DOW 51,286 ▼0.46%
NASDAQ 24,579 ▲1.09%
NAFTA 90.83 ▲0.34%
ARI 4,075 ▼0.94%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
₿ CRYPTO
BTC $75,828 ▼ -0.03% ETH $2,239 ▲ +0% XRP $1.1639 ▼ -1.32% SOL $89.7200 ▼ -0.49%
S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 % S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 %
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
08 Nën 2026
Breaking
Sporti

Allegri trajner i Italisë me Malago president federate, Milani ka 3 hipoteza për pasuesin

Max shihet si njeriu i duhur për të rimëkëmbur kombëtaren “axurre”, e goditur rëndë nga eliminimi i tretë radhazi në Play-off-in e Botërorit.

Giovanni Malago i ka numrat për të qenë presidenti i ri i Federatës Italiane të Futbollit. Duhen pritur zgjedhjet, por ai është kandidati kryesor. Nëse merr drejtimin e federatës, Malago duhet të zgjedhë së pari trajnerin e Italisë.

Përkohësisht është vendosur Silvio Baldini në stol, por Italia ka nevojë për një trajner me eksperiencë, të profilit tipik italian. Nuk është mister që Malago ka zgjedhur trajnerin e Milanit, Max Allegri. Ai është një menaxhues shumë i mirë i burimeve njerëzore dhe organizator perfekt i planit të lojës ndaj kundërshtarit të radhës.

Te Milani nuk mund të presin vendimin e trajnerit të tyre dhe kanë nisur të marrin masat. Ndonjë emër është gati, edhe pse për momentin është vetëm një sugjestion emërimi i Allegri tek Italia.

Italiano është një nga të preferuarit e Furlani. Po ashtu, kuqezinjtë po ndjekin zhvillimet e Gasperini-Roma dhe në rast se ka një ndarje përfundimtare, mund të përfitojnë.

Ka edhe një hipotezë të bujshme: rikthimi në Itali i Simone Inzaghi. Igli Tare e njeh shumë mirë nga koha e Lazio. Janë të gjitha hipoteza, por në klubin kuqezi nuk duan të gjenden të papërgatitur.

The post Allegri trajner i Italisë me Malago president federate, Milani ka 3 hipoteza për pasuesin appeared first on RTSH.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.