🌤️
Tiranë 16°C · Kryesisht kthjellët 05 June 2026
S&P 500 7,584 ▲0.41%
DOW 51,562 ▲1.73%
NASDAQ 26,831 ▼0.09%
NAFTA 92.78 ▼0.28%
ARI 4,503 ▼0.04%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1606 EUR/GBP 0.8642 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 95.3655 EUR/MKD 61.6913 EUR/RSD 117.3736 EUR/TRY 53.3848 EUR/JPY 185.67 EUR/CAD 1.6113 EUR/USD 1.1606 EUR/GBP 0.8642 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 95.3655 EUR/MKD 61.6913 EUR/RSD 117.3736 EUR/TRY 53.3848 EUR/JPY 185.67 EUR/CAD 1.6113
₿ CRYPTO
BTC $63,296 ▼ -3.35% ETH $1,756 ▼ -4.78% XRP $1.1580 ▼ -4.72% SOL $67.7500 ▼ -6.81%
S&P 500 7,584 ▲0.41 % DOW 51,562 ▲1.73 % NASDAQ 26,831 ▼0.09 % NAFTA 92.78 ▼0.28 % ARI 4,503 ▼0.04 % S&P 500 7,584 ▲0.41 % DOW 51,562 ▲1.73 % NASDAQ 26,831 ▼0.09 % NAFTA 92.78 ▼0.28 % ARI 4,503 ▼0.04 %
EUR/USD 1.1606 EUR/GBP 0.8642 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 95.3655 EUR/MKD 61.6913 EUR/RSD 117.3736 EUR/TRY 53.3848 EUR/JPY 185.67 EUR/CAD 1.6113 EUR/USD 1.1606 EUR/GBP 0.8642 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 95.3655 EUR/MKD 61.6913 EUR/RSD 117.3736 EUR/TRY 53.3848 EUR/JPY 185.67 EUR/CAD 1.6113
05 Jun 2026
Breaking
Futbolli ne Kosove

Dardanet gati për sfidën vendimtare ndaj Kroacisë, synojnë “play-off”-in dhe kalimin në Ligën B





June 2026
M T W T F S S
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30  

June 4, 2026

Dardanet gati për sfidën vendimtare ndaj Kroacisë, synojnë “play-off”-in dhe kalimin në Ligën B


Kombëtarja e Kosovës në konkurrencën e femrave ka përmbyllur me sukses seancën e fundit stërvitore në prag të ndeshjes vendimtare kundër Kroacisë, e cila zhvillohet nesër në orën 19:00, në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Nën drejtimin e përzgjedhësit Sami Sermaxhaj, Dardanet kanë punuar me përkushtim të madh në detajet e fundit taktike, teksa atmosfera në kampin e Kombëtares është shumë pozitive dhe motivimi në nivelin më të lartë.

Kjo përballje ka rëndësi të jashtëzakonshme për rrugëtimin e Kosovës në Ligën C, Grupi C2, në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës 2027. Një fitore, por edhe një barazim ndaj Kroacisë, do t’ia siguronte Kosovës matematikisht pozitën e parë në grup, pasi ndeshjen e fundit e zhvillon kundër Gjibraltarit.

Ky sukses do të nënkuptonte promovim në Ligën B për ciklin e ardhshëm, si dhe sigurimin e një vendi në fazën “play-off”-it të kualifikimeve për Kupën e Botës 2027.

Optimizmi në radhët e Kombëtares është i madh. Futbollistet dardane besojnë se me angazhim, disiplinë dhe karakter mund ta arrijnë objektivin historik.

“Nesër është një lojë shumë e rëndësishme për ne. Mund të quhet edhe ndeshje jetike, pasi nëse fitojmë jemi lidere të grupit dhe kualifikohemi tutje. Jemi munduar t’i marrim të gjitha masat e duhura, jemi përgatitur mjaftueshëm dhe nesër do të dalim të japim maksimumin secila. Besoj se do të fitojmë”, ka thënë Kaltrina Biqkaj.

Në të njëjtën frymë është shprehur edhe Modesta Uka, e cila ka theksuar përgatitjen e mirë të skuadrës gjatë ditëve të fundit.

“Nesër na pret një lojë shumë e rëndësishme kundër Kroacisë, por ne jemi përgatitur shumë mirë gjatë gjithë javës. Besoj se të gjitha vajzat janë në formë të mirë dhe do të dalim me një rezultat pozitiv”, ka deklaruar Uka.

Dardanet janë gati të zbresin në fushë me karakter dhe përkushtim maksimal, për të shkruar një tjetër faqe të ndritur në historinë e futbollit të femrave në Kosovë.

Leave a Reply

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.