☁️
Tiranë 9°C · Vranët 18 March 2026
S&P 500 6,625 ▼1.36%
DOW 46,225 ▼1.63%
NASDAQ 22,152 ▼1.46%
NAFTA 98.00 ▲2.66%
ARI 4,824 ▼1.48%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9060 EUR/ALL 95.9828 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4022 EUR/TRY 51.0020 EUR/JPY 183.33 EUR/CAD 1.5791 EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9060 EUR/ALL 95.9828 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4022 EUR/TRY 51.0020 EUR/JPY 183.33 EUR/CAD 1.5791
₿ CRYPTO
BTC $71,042 ▼ -4.78% ETH $2,192 ▼ -6.08% XRP $1.4614 ▼ -4.57% SOL $90.3000 ▼ -5.17%
S&P 500 6,625 ▼1.36 % DOW 46,225 ▼1.63 % NASDAQ 22,152 ▼1.46 % NAFTA 98.00 ▲2.66 % ARI 4,824 ▼1.48 % S&P 500 6,625 ▼1.36 % DOW 46,225 ▼1.63 % NASDAQ 22,152 ▼1.46 % NAFTA 98.00 ▲2.66 % ARI 4,824 ▼1.48 %
EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9060 EUR/ALL 95.9828 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4022 EUR/TRY 51.0020 EUR/JPY 183.33 EUR/CAD 1.5791 EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9060 EUR/ALL 95.9828 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4022 EUR/TRY 51.0020 EUR/JPY 183.33 EUR/CAD 1.5791
18 Mar 2026
Breaking
Kronika

AMA apel medieve: Refuzoni lajmet e rreme, stimulojnë panik tek qytetarët

“Duke e konsideruar median audio dhe audiovizive me një rol e ndikim të jashtëzakonshëm në informimin dhe edukimin e popullatës në kushtet e kërcënimit nga përhapja e epidemive në shkallë të gjerë, AMA ka besim se redaksitë e tyre do të vijojnë të jenë në nivelin e kërkuar profesional dhe etik për mbulimin e kësaj situate të pazakontë. Informacionet dhe të dhënat do të jenë të verifikuara, ndërkohë që trajtimet dhe udhëzimet me natyrë higjienike dhe shëndetësore do të bazohen tek ekspertët e fushës – elementë këto që evitojnë dhe refuzojnë lajmet e rreme dhe të pabazuara që shkaktojnë dhe stimulojnë panik dhe trazim të panevojshëm tek ndjekësit e transmetimeve audio dhe audiovizive”, -informon AMA.

Më tej, thuhet se “Subjektet audio dhe audiovizive duhet të mbajnë parasysh dhe zbatimin e kërkesave të rregullores për transmetimin pa shpërblim të informacioneve, mesazheve dhe njoftimeve me interes të lartë për publikun e gjerë, miratuar me vendim të AMA nr. 76 datë 04.04.2016. Në nenin 6, pika 4, përcaktohet se këto subjekte janë të detyruara të transmetojnë pa shpërblim edhe “informacione, mesazhe, thirrje të Ministrisë së Shëndetësisë, që lidhen me mbrojtjen e shëndetit të popullsisë në një situatë të jashtëzakonshme, për rastet e epidemive e sëmundjeve ngjitëse, që përhapen shpejt dhe përbëjnë rrezik për komunitetin, si dhe mesazhet që lidhen me dhurimin vullnetar e falas të gjakut”, -njoftohet zyrtarisht.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.