🌧️
Tiranë 10°C · Shi i lehtë 17 March 2026
S&P 500 6,716 ▲0.25%
DOW 46,993 ▲0.1%
NASDAQ 22,480 ▲0.47%
NAFTA 95.55 ▲3.34%
ARI 5,006 ▲0.07%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1489 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9057 EUR/ALL 96.1365 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4633 EUR/TRY 50.7742 EUR/JPY 182.87 EUR/CAD 1.5726 EUR/USD 1.1489 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9057 EUR/ALL 96.1365 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4633 EUR/TRY 50.7742 EUR/JPY 182.87 EUR/CAD 1.5726
₿ CRYPTO
BTC $74,442 ▲ +0.69% ETH $2,321 ▼ -0.31% XRP $1.5298 ▲ +0.16% SOL $94.5800 ▼ -0.96%
S&P 500 6,716 ▲0.25 % DOW 46,993 ▲0.1 % NASDAQ 22,480 ▲0.47 % NAFTA 95.55 ▲3.34 % ARI 5,006 ▲0.07 % S&P 500 6,716 ▲0.25 % DOW 46,993 ▲0.1 % NASDAQ 22,480 ▲0.47 % NAFTA 95.55 ▲3.34 % ARI 5,006 ▲0.07 %
EUR/USD 1.1489 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9057 EUR/ALL 96.1365 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4633 EUR/TRY 50.7742 EUR/JPY 182.87 EUR/CAD 1.5726 EUR/USD 1.1489 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9057 EUR/ALL 96.1365 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4633 EUR/TRY 50.7742 EUR/JPY 182.87 EUR/CAD 1.5726
17 Mar 2026
Breaking
Politika

Ambasada ruse: S’ka embargo të grurit ndaj Shqipërisë

Përmes një njoftimi për shtyp gjatë së premtes, Ambasada e Federatës Ruse në Shqipëri ka hedhur poshtë lajmet e publikuara së fundi nëpër mediat shqiptare, mbi ekzistencën e një rreziku të ndërprerjes së eksporteve të grurit rus për në Shqipëri.

Duke konfirmuar vendimin e qeverisë ruse të datës 13 gusht 2015, sipas të cilit Shqipëria është ndër 5 vendet e reja që përfshihen në “listën e zezë” të shteteve prej nga ndalohet importi në Rusi i prodhimeve bujqësore, Ambasada thekson edhe njëherë se ky vendim i Kremlinit parashikon vetëm ndalim të eksporteve shqiptare drejt Moskës, kryesisht lëndë të para bujqësore dhe ushqime, për shkak se Shqipëria u është bashkuar vendeve që kanë vendosur sanksione antiruse.

Vendimi i qeverisë ruse, sipas Ambasadës, është një hap i ndërmarrë në bazë të parimit të reciprocitetit dhe është një kundërmasë e Rusisë ndaj Shqipërisë, si një nga vendet që ka mbështetur vendimin e Këshillit të Bashkimit Europian, të datës 22 qershor 2015, për zgjatjen e sanksione ekonomike kundër Rusisë për shkak të veprimeve destabilizuese të Moskës në Ukrainë, si dhe sanksioneve ekonomike kundër Krimesë dhe Sevastopolit. Të dyja këto vendime të Bashkimit Europian, Ambasada ruse në Tiranë i quan të paligjshme.

Në fund, njoftimi për shtyp i Ambasadës së Federatës Ruse thekson se regjimi i eksportit të mallrave ruse, përfshi edhe grurin, nuk preket nga vendimi i mësipërm i Kremlinit dhe se nuk do të bëhet kurrsesi nga Rusia, duke dashur kështu të qetësojë edhe ata që janë shqetësuar nga një ndërprerje e mundshme e furnizmit të Shqipërisë me grurin rus.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.