☀️
Tiranë 25°C · Kthjellët 18 June 2026
S&P 500 7,420 ▼1.21%
DOW 51,493 ▼0.98%
NASDAQ 26,022 ▼1.34%
NAFTA 73.49 ▼3.32%
ARI 4,325 ▼1.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1553 EUR/GBP 0.8650 EUR/CHF 0.9199 EUR/ALL 94.8542 EUR/MKD 61.6241 EUR/RSD 117.3728 EUR/TRY 53.6101 EUR/JPY 185.36 EUR/CAD 1.6235 EUR/USD 1.1553 EUR/GBP 0.8650 EUR/CHF 0.9199 EUR/ALL 94.8542 EUR/MKD 61.6241 EUR/RSD 117.3728 EUR/TRY 53.6101 EUR/JPY 185.36 EUR/CAD 1.6235
₿ CRYPTO
BTC $64,054 ▼ -2.4% ETH $1,733 ▼ -3.05% XRP $1.1677 ▼ -3.57% SOL $71.1900 ▼ -2.83%
S&P 500 7,420 ▼1.21 % DOW 51,493 ▼0.98 % NASDAQ 26,022 ▼1.34 % NAFTA 73.49 ▼3.32 % ARI 4,325 ▼1.29 % S&P 500 7,420 ▼1.21 % DOW 51,493 ▼0.98 % NASDAQ 26,022 ▼1.34 % NAFTA 73.49 ▼3.32 % ARI 4,325 ▼1.29 %
EUR/USD 1.1553 EUR/GBP 0.8650 EUR/CHF 0.9199 EUR/ALL 94.8542 EUR/MKD 61.6241 EUR/RSD 117.3728 EUR/TRY 53.6101 EUR/JPY 185.36 EUR/CAD 1.6235 EUR/USD 1.1553 EUR/GBP 0.8650 EUR/CHF 0.9199 EUR/ALL 94.8542 EUR/MKD 61.6241 EUR/RSD 117.3728 EUR/TRY 53.6101 EUR/JPY 185.36 EUR/CAD 1.6235
18 Jun 2026
Breaking
Europa

Fidan: Lufta në Lindjen e Mesme mund të shkaktojë krizë të përhershme refugjatësh

Ministri i Jashtëm turk Hakan Fidan ka deklaruar se nëse përhapet lufta në Lindjen e Mesme mund të krijojë një krizë refugjatësh “të përhershme”, teksa Libani thotë se bombardimet izraelite kanë zhvendosur mbi një milion njerëz.

Nëse lufta… përhapet, ekziston mundësia që kjo të kthehet në një krizë të përhershme refugjatësh, me refugjatë që kërkojnë strehim jashtë kufijve të vendeve të tyre,” tha ministri i Jashtëm Hakan Fidan në një konferencë të përbashkët për shtyp me homologen kanadeze Anita Anand.

Nga ana e saj, Anand tha se “kjo duhet të ndalet sa më shpejt të jetë e mundur.”“ Situata humanitare është shumë shqetësuese në Liban dhe ka potencialin të përkeqësohet nëse ndodh një ofensivë tokësore atje.”

Fidan tha se lufta “mund të çojë në dëme të përhershme… midis vendeve të rajonit”, duke treguar se konflikti “po përhapet në Liban, dhe gjërat po bëhen shumë më të komplikuara edhe në Irak.

Ai tha se Turqia ka qenë “duke punuar shumë fort diplomatikisht që nga fillimi i luftës për të parandaluar përshkallëzimin e këtyre krizave”, duke shtuar se do të udhëtojë në disa vende të rajonit nesër (të mërkurën).

Anand tha se Kanadaja vlerëson përpjekjet diplomatike të Turqisë dhe “rolin e saj si ndërmjetësuese në konfliktin aktual në Lindjen e Mesme”, ndërsa shprehu kundërshtimin e fortë ndaj sulmeve “të papranueshme” të Iranit ndaj vendeve të rajonit.

Kanadaja dënon absolutisht ato sulme hakmarrëse… Këto sulme hakmarrëse duhet të ndalen, qofshin në Doha apo edhe kundër këtij vendi vetë,” tha ajo.

/rtsh.al/

The post Fidan: Lufta në Lindjen e Mesme mund të shkaktojë krizë të përhershme refugjatësh appeared first on RTSH.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.