🌧️
Tiranë 7°C · Shi 26 March 2026
S&P 500 6,477 ▼1.74%
DOW 45,960 ▼1.01%
NASDAQ 21,408 ▼2.38%
NAFTA 93.79 ▲3.84%
ARI 4,377 ▼3.85%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973 EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973
₿ CRYPTO
BTC $69,062 ▼ -2.7% ETH $2,073 ▼ -4.22% XRP $1.3659 ▼ -3.36% SOL $87.1000 ▼ -4.6%
S&P 500 6,477 ▼1.74 % DOW 45,960 ▼1.01 % NASDAQ 21,408 ▼2.38 % NAFTA 93.79 ▲3.84 % ARI 4,377 ▼3.85 % S&P 500 6,477 ▼1.74 % DOW 45,960 ▼1.01 % NASDAQ 21,408 ▼2.38 % NAFTA 93.79 ▲3.84 % ARI 4,377 ▼3.85 %
EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973 EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973
26 Mar 2026
Breaking
Kosova

Ambasadori amerikan në Beograd: Trump nuk do ta ndryshojë politikën ndaj Kosovës

Ambasadori amerikan në Serbi, Kyle Scott, ka thënë se nuk pritet që të ndryshojë në mënyrë të konsiderueshme qëndrimi i Amerikës ndaj rajonit pas fitores së Donald Trump-it në zgjedhjet presidenciale.

“Kur bëhet fjalë për Serbinë, fokusi do të jetë në përparimin e mëtejshëm të vendit, rritjen ekonomike, si dhe në mbështetjen e rrugës evropiane”, tha ai në konferencën e organizuar nga Oda Ekonomike Amerikane në Serbi ku u diskutuan rezultatet e zgjedhjeve amerikane, raporton “Tanjug”, përcjell “Klan Kosova”.

Ai tha se nuk pret që Shtetet e Bashkuara ta ndryshojnë politikën e saj ndaj Kosovës, sepse, siç tha ai nuk ka asnjë tregues se një gjë e tillë do të ndodhë.

“Nuk ka asnjë arsye për të besuar se Trump do të sjellë ndryshime të rëndësishme në lidhje me Ballkanin”, tha Scott.

Sipas tij, Amerika është një vend i madh që respekton interesat e veta, si dhe që nuk do të ndryshojë politikën e saj lehtë.

Ambasadori amerikan në Beograd tha gjithashtu se në të ardhmen në fokus të Amerikës për këtë rajon me siguri do të jetë stabiliteti.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.