☁️
Tiranë 12°C · Vranët 28 March 2026
S&P 500 6,369 ▼1.67%
DOW 45,167 ▼1.73%
NASDAQ 20,948 ▼2.15%
NAFTA 99.64 ▲5.46%
ARI 4,524 ▲2.62%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987 EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987
₿ CRYPTO
BTC $66,249 ▼ -2.18% ETH $1,998 ▼ -2.16% XRP $1.3392 ▼ -0.54% SOL $82.9500 ▼ -2.45%
S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 99.64 ▲5.46 % ARI 4,524 ▲2.62 % S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 99.64 ▲5.46 % ARI 4,524 ▲2.62 %
EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987 EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987
28 Mar 2026
Breaking
Kosova

Ambasadori italian: Transformimi i FSK-së duhet të jetë i përgatitur dhe i koordinuar

Ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës(FSK), Haki Demolli priti në takim ambasadorin e Republikës së Italisë në Republikën e Kosovës, Piero Cristoforo Sardi, i shoqëruar nga atasheu i Mbrojtjes i akredituar për Kosovë, kolonel Franco Galletti.

Në takimin e përbashkët të ministrit Demolli dhe ambasadorit Sardi, u bisedua për marrëdhëniet e shkëlqyera ndërmjet Republikës së Kosovës dhe asaj të Italisë, për fushat e bashkëpunimit, për identifikimin dhe konkretizimin e aktiviteteve si dhe vazhdimin e bashkëpunimit edhe në të ardhmen.

Ministri Demolli, duke i uruar ambasadorit italian detyrën e re, i shprehu edhe besimin se bashkëpunimi me Ambasadën italiane do të vazhdojë dhe do të intensifikohet edhe më shumë në të ardhmen, dhe përmes saj edhe me shtetin, qeverinë, Ministrinë e Mbrojtjes dhe Forcat e Armatosura të Italisë.

Ministri Haki Demolli, u shpreh se ashtu si deri më tani edhe në të ardhmen, pret që shteti i Italisë të bëjë hapa përpara në drejtim të arritjes së marrëveshjes së bashkëpunimit në fushën e sigurisë ndërmjet dy vendeve, e gjithashtu edhe mbështetje për procesin e transformimit të FSK-së në Forca të Armatosura.

Ministri Demolli theksoi bashkëpunimin e mirë me KFOR-in, duke falënderuar në veçanti Kontingjentin italian në kuadër të Trupave Paqeruajtëse, për shërbimin në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në Kosovë.

Nga ana e tij, ambasadori i Italisë, Sardi u shpreh se Italia vazhdon ta sheh Republikën e Kosovës si faktor stabiliteti në regjion dhe se është e interesuar që ta mbështes në rrugën e saj të zhvillimit.

Më tej, sa i përket transformimit të FSK-së në Forca të Armatosura, ambasadori Piero Cristoforo Sardi,  tha se “transformimi duhet të jetë i përgatitur dhe i koordinuar”, duke përmendur këtu edhe nevojën e konsensusit të të gjitha partive politike në Kuvendin e Kosovës.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.