🌡️
Tiranë 07 April 2026
S&P 500 6,612 ▲0.44%
DOW 46,670 ▲0.36%
NASDAQ 21,996 ▲0.54%
NAFTA 112.23 ▼0.16%
ARI 4,690 ▲0.12%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1544 EUR/GBP 0.8723 EUR/CHF 0.9214 EUR/ALL 95.9465 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3910 EUR/TRY 51.4600 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.6063 EUR/USD 1.1544 EUR/GBP 0.8723 EUR/CHF 0.9214 EUR/ALL 95.9465 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3910 EUR/TRY 51.4600 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.6063
₿ CRYPTO
BTC $69,142 ▼ -0.84% ETH $2,128 ▼ -1.09% XRP $1.3202 ▼ -2.39% SOL $80.3600 ▼ -2.57%
S&P 500 6,612 ▲0.44 % DOW 46,670 ▲0.36 % NASDAQ 21,996 ▲0.54 % NAFTA 112.23 ▼0.16 % ARI 4,690 ▲0.12 % S&P 500 6,612 ▲0.44 % DOW 46,670 ▲0.36 % NASDAQ 21,996 ▲0.54 % NAFTA 112.23 ▼0.16 % ARI 4,690 ▲0.12 %
EUR/USD 1.1544 EUR/GBP 0.8723 EUR/CHF 0.9214 EUR/ALL 95.9465 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3910 EUR/TRY 51.4600 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.6063 EUR/USD 1.1544 EUR/GBP 0.8723 EUR/CHF 0.9214 EUR/ALL 95.9465 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3910 EUR/TRY 51.4600 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.6063
07 Apr 2026
Breaking
Politika

Ambasadori spanjoll: Dialog për zgjidhjen e krizës duke respektuar ligjin dhe Kushtetutën

Ambasadori spanjoll, Vicente Canelles Montero ka komentuar situatën politike në vend, duke apeluar për zgjidhje të saj përmes dialogut mes palëve e jo nga ndërkombëtaret.

Gjendja e krijuar, sipas tij, po ndikon në rrugëtimin e vendit drejt integrimit evropian.

“Është e vërtete që situata politike në Shqipëri është e tensionuar, por nuk janë ambasadorët e huaj ata që mund të vendosin sesi mund të kapërcehet kjo gjë. Vetëm shqiptarët mund të vendosin, sigurisht duke respektuar ligjin, shtetin e të drejtës, e Kushtetutë. Jeni ju ata që duhet të vendosni sesi mund të dilni nga ky moment i vështirë. Për mendimin tim ne të huajt jemi këtu vetëm për të vëzhguar situatën. Nuk besoj se ambasadorët duhet të ndërhyjnë në punët e brendshme të vendit”,- tha Montero në një prononcim për mediet nga Korça.

Lidhur me ngritjen e Gjykatës Kushtetuese, ambasadori spanjoll tha se “këto janë vështirësi që duhet t’i zgjidhni. Duhet të gjendet një zgjidhje dhe pa kaluar shumë kohë madje”.

Gjithashtu, Montero u shpreh edhe në lidhje me procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian. “Spanja ka qenë gjithmonë pozitive në lidhje me perspektiven e Shqipërisë, por vendit duhet fillimisht të zgjidhë problemet e tij sepse gjendja aktuale ia komplikon rrugën drejt bllokut”, -theksoi ai.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.