Maqedonia

Ambasadorja e OSBE-së Suomalainen viziton PDSH-në

Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare (PDSH), Menduh Thaçi, sot në selinë e partisë në Tetovë realizoi takim me shefen e Misionit të OSBE-së në vend, Ambasadoren Nina Suomalainen, njofton Telegrafi Maqedoni.

Në takim u diskutua për krizën politike në vend, si dhe për mënyrat e zgjidhjes së saj. Kryetari Thaçi prezantoi qëndrimet e PDSH-së për dalje nga kriza politike, si dhe për të përshpejtuar procesin e integrimit euro-atlantik, duke theksuar se rrugëdalja e vetme nga kjo situatë është vazhdimi i dialogut të mirëfilltë politik me ndërmjetësim të faktorit ndërkombëtar, që kërkon një qasje të re dhe vullnet të fortë politik nga të gjitha palët.

Kryetari Thaçi potencoi se mosmarrëveshjet mes partive maqedonase janë virtuale dhe se problemi real i Maqedonisë janë çështja e emrit dhe marrëdhëniet ndëretnike, gjegjësisht të drejtat e shqiptarëve, andaj pa zgjidhjen e çështjesh së emrit dhe të marrëdhënieve ndëretnike i tërë ky proces nuk ka kuptim.

Për sa i përket listës zgjedhore Kryetari Thaçi vlerësoi se qëllimi i grupit të punës duhet të jetë arritja e një liste zgjedhore tërësisht të pastruar dhe e pranuar nga të gjithë, por hodhi dyshime te institucionet e shtetit se gjatë pastrimit do të pësojnë votuesit shqiptarë, duke theksuar se lista aktuale zgjedhore ka akoma votues fiktiv dhe se fajin kryesor për këtë e kanë institucionet e shtetit që kontrollohen nga pushteti dhe që nuk dërgojnë të dhëna të sakta në KSHZ, andaj në pamundësi të fshirjes së votuesve fiktiv PDSH nuk pajtohet me fshirjen e personave të tjerë që ekzistojnë, por që për momentin nuk gjenden në vend, shumica e të cilëve mbi 80% janë shqiptarë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button