🌧️
Tiranë 20°C · Shi i lehtë 12 June 2026
S&P 500 7,394 ▲1.75%
DOW 50,849 ▲1.86%
NASDAQ 25,810 ▲2.54%
NAFTA 86.12 ▼1.81%
ARI 4,241 ▲3.09%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1539 EUR/GBP 0.8629 EUR/CHF 0.9228 EUR/ALL 95.2021 EUR/MKD 61.6653 EUR/RSD 117.3883 EUR/TRY 53.2834 EUR/JPY 185.24 EUR/CAD 1.6088 EUR/USD 1.1539 EUR/GBP 0.8629 EUR/CHF 0.9228 EUR/ALL 95.2021 EUR/MKD 61.6653 EUR/RSD 117.3883 EUR/TRY 53.2834 EUR/JPY 185.24 EUR/CAD 1.6088
₿ CRYPTO
BTC $63,605 ▲ +3.27% ETH $1,672 ▲ +2.93% XRP $1.1423 ▲ +3.96% SOL $66.8200 ▲ +5.54%
S&P 500 7,394 ▲1.75 % DOW 50,849 ▲1.86 % NASDAQ 25,810 ▲2.54 % NAFTA 86.12 ▼1.81 % ARI 4,241 ▲3.09 % S&P 500 7,394 ▲1.75 % DOW 50,849 ▲1.86 % NASDAQ 25,810 ▲2.54 % NAFTA 86.12 ▼1.81 % ARI 4,241 ▲3.09 %
EUR/USD 1.1539 EUR/GBP 0.8629 EUR/CHF 0.9228 EUR/ALL 95.2021 EUR/MKD 61.6653 EUR/RSD 117.3883 EUR/TRY 53.2834 EUR/JPY 185.24 EUR/CAD 1.6088 EUR/USD 1.1539 EUR/GBP 0.8629 EUR/CHF 0.9228 EUR/ALL 95.2021 EUR/MKD 61.6653 EUR/RSD 117.3883 EUR/TRY 53.2834 EUR/JPY 185.24 EUR/CAD 1.6088
12 Jun 2026
Breaking
Opinion

Amerika dhe amerikanllëqet tona

Ylli Manjani

Drejtësia Amerikane ish presidentin e merr nën hetim dhe gjykim nën akuzë, në fakt disa akuza në disa shtete, por në gjendje të lirë dhe me të drejta të plota të komunikojë me kë ti dojë qejfi.

Merr nën akuzë dhe gjithashtu në gjendje të lirë edhe djalin e Presidentit aktual, i cili dukshëm ka abuzuar me paratë publike dhe me taksat Amerikane.

Nën dritën e këtyre fakteve analizoni tani “drejtësinë Amerikane” në Shqipëri.

“Amerikanët e Shqipërisë” të fusin e të harrojnë në paraburgim pa akuzë, dmth pa prova.

Ish presidentin (jo vetëm) e marrin nën masa shtrënguese pa llogjikë, pa akuzë, pa çështje dhe mbi të gjitha në dhunim të mandatit e imunitetit parlamentar.

Dhëndërrin e ish presidentit e fusin në paraburgim fillimisht në qeli tani në shtëpi, gjithashtu pa akuzë, por me dyshimin se ka marrë pronën e familjes së vet dhe e ka zhvilluar pa prekur asnjë qindarkë nga paratë publike. Ka marrë pronën private dhe ka bërë pallate, “krim të rëndë” ka bërë dmth….

E kështu me radhë, bëmat e “drejtësisë amerikane” të Shqipërisë skanë të sosur.

Doni më për Belerin?!
Apo për Gjushin..?!

Apo do gëzojmë me rezultatet e amerikanllëqeve me gjyqet popullore të 130 eurove dieta të Sajmirit?! Gëzoni po deshët edhe rezultatet spektakolare të arkës me peshk, gjithashtu të supozuar të zvministres…

Po të doni gëzojmë edhe me “korrupsionin” e supozuar të Lefterit me ata që kanë blerë sheqer te kompania private e të vëllait të ndjerë.

Nuk po flasim dot për “kryekriminelin” Arben Dervishi që kishte shpërdoruar detyrën publike që nuk e ka patur ndonjëherë.

Mund të gëzojmë edhe me gjyqet “amerikane” të prokurorit që ka ndikuar në rezultatin e ndeshjes Butrinti-Përmeti. Ashtu siç duhet të ekzaltohemi me gjyqin moral të “oratorisë” ose të laparaskopisë orale në bashkinë e Kukësit.

Për kë doni ende të flasim tjetër që të bindeni që ka shtet këtu!

Për Beqen, Oltën, e ndonjë tjetër nuk flasim se ka sekret këtu…🤔

Vetëm kaq mund të themi se kanë ngrënë dardha pas kurrizit.
****
Megjithmend, këtë “drejtësinë Amerikane” kush na e bëri?! Rama, Xhafa apo Amerika?!🤔

Kushdo ta ketë bërë e gëzoftë vendin e boshatisur nga Shqiptarët.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.