Bota
Amerika në rrezik: Obama anulon një vizitë për shkak të Ebolas!?
![](https://24-ore.com/wp-content/uploads/2014/10/amerika-n-euml-rrezik-obama-anulon-nj-euml-vizit-euml-p-euml-r-shkak-t-euml-ebolas-video_hd.jpg)
Mediat bëjnë të ditur se presidenti amerikan Barack Obama ka anuluar një udhëtim të planifikuar brenda Shteteve të Bashkuara, për të diskutuar me kabinetin e tij rreth virusit vdekjeprurës Ebola.
Ndryshimi i planeve për presidentit amerikan Barak Obama ka ardhur pasi edhe punonjësi tjetër i kujdesit shëndetësor amerikan, një infermiere që kujdesej për të infektuarin e parë me Ebola në Shtetet e Bashkuara, gjatë testeve për virusin ka dalë pozitive.