☀️
Tiranë 27°C · Kthjellët 30 July 2026
S&P 500 7,438 ▲1.67%
DOW 52,210 ▲1.19%
NASDAQ 25,122 ▲2.78%
NAFTA 83.69 ▼0.91%
ARI 4,171 ▲1.81%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1421 EUR/GBP 0.8573 EUR/CHF 0.9333 EUR/ALL 93.6770 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4005 EUR/TRY 54.1909 EUR/JPY 186.90 EUR/CAD 1.6074 EUR/USD 1.1421 EUR/GBP 0.8573 EUR/CHF 0.9333 EUR/ALL 93.6770 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4005 EUR/TRY 54.1909 EUR/JPY 186.90 EUR/CAD 1.6074
₿ CRYPTO
BTC $64,808 ▲ +2.03% ETH $1,923 ▲ +1.95% XRP $1.0897 ▲ +1.99% SOL $74.7500 ▲ +2.88%
S&P 500 7,438 ▲1.67 % DOW 52,210 ▲1.19 % NASDAQ 25,122 ▲2.78 % NAFTA 83.69 ▼0.91 % ARI 4,171 ▲1.81 % S&P 500 7,438 ▲1.67 % DOW 52,210 ▲1.19 % NASDAQ 25,122 ▲2.78 % NAFTA 83.69 ▼0.91 % ARI 4,171 ▲1.81 %
EUR/USD 1.1421 EUR/GBP 0.8573 EUR/CHF 0.9333 EUR/ALL 93.6770 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4005 EUR/TRY 54.1909 EUR/JPY 186.90 EUR/CAD 1.6074 EUR/USD 1.1421 EUR/GBP 0.8573 EUR/CHF 0.9333 EUR/ALL 93.6770 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4005 EUR/TRY 54.1909 EUR/JPY 186.90 EUR/CAD 1.6074
30 Jul 2026
Breaking
Ekonomia

Amerikanët e CapCon nuk gjejnë punonjës të kualifikuar në Shqipëri, hapin fabrikën në Maqedoni

aaaaaKompania amerikane prodhimit të airbegave për makinat, CapCon, pasi  dështoi në Shqipëri për të gjetur krahun e kualifikuar të punës, zgjodhi Maqedoninë. Prej këtij viti kompania ka investuar 18 milionë euro dhe ka hapur 400 vende të reja pune atje. Grupet e interesit në Shqipëri shpjeguan se, amerikanët fillimisht kanë shfaqur interes për tregun shqiptar nisur nga aksesi më i shpejtë dhe kosto më e ulët e transportit për në Europë.

Por përpjekjet e saj kanë dështuar pasi nuk kanë mundur të gjejnë fuqinë punëtore të kualifikuar për nevojat e prodhimit që ato kishin. Maqedonia fqinjë me “Know How” të admirueshme të trashëguar nga industria e makinave të ish Jugosllavisë, ka plotësuar kërkesat e kompanisë amerikane CapCon. Fabrika do të prodhojë pjesë për airbags për t’u eksportuar në tregun evropian. Prodhimi sapo ka filluar.

“CapCon zgjodhi Shkupin për të ndërtuar linjën e saj të prodhimit për Europën. Ne gjithashtu kemi në plan të zgjerojmë aktivitetet tona këtu “, ka thënë El-Haj, Drejtori i kompanisë CapCon. Autoritetet maqedonase thane se, amerikanët e CapCon ishin tërhequr fillimisht nga kostot e investimeve të ulëta, taksat e ulta si dhe fuqia punëtore e aftë.

Zëvendëskryeministri dhe ministër i Financave Zoran Stavreski theksoi se kompania CapCon  ka shtuar Maqedoninë në hartën e qendrave të prodhimit të vendosura në mbarë botën në vende të tilla si SHBA, Kina, Meksika, Italia, Gjermania, Tunizia, Brazili dhe Indonezia. Por, nuk është investimi i parë që Shqipëria po humb nga konkurrenca rajonale, markat e mëdha Itali po zgjedhin Maqedoninë e Serbinë.

Shqipëria po lë të ikin investitorë të mëdhenj, duke humbur garën rajonale për investimet e huaja, pavarësisht pozicionit të saj më të favorshëm gjeografik, burimeve të pasura natyrore e forcës së lirë e të kualifikuar punëtore.

Kompanitë e mëdha Italiane, si Ferrero Rosher, Geox dhe Benetton kanë zgjedhur Serbinë për transferimin e stabilimenteve të prodhimit. Serbia ka incentiva të admirueshme për investitorët. Qeveria e Serbisë e ka subvencionuar Geox me 11,2 milionë euro (9 mijë euro për një vend pune, sipas mediave të huaja), duke mbuluar gati gjysmën e vlerës së investimit prej 23 milionë eurosh. Toka u ofrua nga Komuna e Vranjës falas, ndërsa kompania u përjashtua nga tatim-fitimi në tre vitet e para.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.