☁️
Tiranë 11°C · Vranët 01 Nëntor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 104.12 ▲0%
ARI 3,899 ▲0%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583
₿ CRYPTO
BTC $77,904 ▲ +0.42% ETH $2,264 ▲ +0.41% XRP $1.2498 ▼ -0.1% SOL $94.3200 ▼ -1.42%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲0 % ARI 3,899 ▲0 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲0 % ARI 3,899 ▲0 %
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583
01 Nën 2026
Breaking
Kosova

Abdixhiku i mbijeton nismës për shkarkim, rikonfirmohet kryetar i LDK-së

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, është rikonfirmuar në krye të partisë, pasi i mbijetoi nismës për shkarkimin e tij në Kuvendin e jashtëzakonshëm të mbajtur të enjten.

Sipas rezultateve të votimit, të siguruara nga Telegrafi, 169 delegatë votuan kundër shkarkimit, duke mbështetur vazhdimin e mandatit të Abdixhikut si kryetar i LDK-së.

Ndërkaq, 154 delegatë votuan për shkarkimin e tij, ndërsa pesë fletëvotime u shpallën të pavlefshme.

Me këtë rezultat, Abdixhiku mbetet në krye të LDK-së, duke siguruar mbështetjen e shumicës së delegatëve të pranishëm në Kuvendin e jashtëzakonshëm.

Kuvendi ishte thirrur me kërkesë të një grupi delegatësh, të cilët kërkuan shkarkimin e Abdixhikut pas rezultateve të fundit zgjedhore dhe zhvillimeve të brendshme në parti.

Gjatë punimeve të Kuvendit, Abdixhiku e cilësoi nismën për shkarkimin e tij si “të gabuar, të pavend dhe të pakohë”, ndërsa kundërshtarët e tij argumentuan se LDK-ja kishte nevojë për reflektim pas rezultateve zgjedhore.

Votimi i së enjtes konfirmon Abdixhikun si kryetarin e katërt në historinë e LDK-së që vazhdon mandatin në krye të partisë, pavarësisht sfidës së brendshme për largimin e tij./Telegrafi.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.