🌤️
Tiranë 25°C · Kryesisht kthjellët 29 July 2026
S&P 500 7,316 ▼1.52%
DOW 51,594 ▼2.19%
NASDAQ 24,443 ▼1.74%
NAFTA 84.60 ▲6.74%
ARI 4,126 ▲0.67%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1381 EUR/GBP 0.8564 EUR/CHF 0.9324 EUR/ALL 93.6808 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4207 EUR/TRY 53.9310 EUR/JPY 186.47 EUR/CAD 1.6051 EUR/USD 1.1381 EUR/GBP 0.8564 EUR/CHF 0.9324 EUR/ALL 93.6808 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4207 EUR/TRY 53.9310 EUR/JPY 186.47 EUR/CAD 1.6051
₿ CRYPTO
BTC $63,454 ▼ -0.76% ETH $1,885 ▼ -1.95% XRP $1.0685 ▲ +0.35% SOL $72.6900 ▼ -1.86%
S&P 500 7,316 ▼1.52 % DOW 51,594 ▼2.19 % NASDAQ 24,443 ▼1.74 % NAFTA 84.60 ▲6.74 % ARI 4,126 ▲0.67 % S&P 500 7,316 ▼1.52 % DOW 51,594 ▼2.19 % NASDAQ 24,443 ▼1.74 % NAFTA 84.60 ▲6.74 % ARI 4,126 ▲0.67 %
EUR/USD 1.1381 EUR/GBP 0.8564 EUR/CHF 0.9324 EUR/ALL 93.6808 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4207 EUR/TRY 53.9310 EUR/JPY 186.47 EUR/CAD 1.6051 EUR/USD 1.1381 EUR/GBP 0.8564 EUR/CHF 0.9324 EUR/ALL 93.6808 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4207 EUR/TRY 53.9310 EUR/JPY 186.47 EUR/CAD 1.6051
29 Jul 2026
Breaking
Ekonomia

Me pagën blen gjithmonë e më pak, fuqia blerëse bie me170 euro nga 2020 në 2026

Rritja e pagave në Shqipëri vijoi trendin pozitiv në terma nominalë, por kur korrigjohet për inflacionin, paga reale për punonjësit mbetet dukshëm më e ulët. Me kete ritem, fuqia blerëse ka rene rreth 170 euro per 6 vite.

Pagat janë rritur në Shqipëri, por ne raport me rritjen e çmimeve, nuk ka diferencë të theksuar.

Të dhënat zyrtare të INSTAT tregojnë se këtë vit, paga mesatare mujore bruto arriti në 90,100 lekë, me rritje vjetore 9.6%. Në pesë vite paga nominale u rrit me 60%. Por e njëjta pagë, e matur me fuqinë reale blerëse, rezultoi në tre-mujorin e parë të këtij viti 73,800 lekë me rritje vjetore 7 për qind.

Hendeku ndërmjet pagës reale dhe asaj nominale arriti në 16,300 lekë më shumë se 170 euro në tremujorin e parë 2026, me një zgjerim rreth 23 % nga e njëjta periudhë e 2025.

Kjo do të thotë se me rreth 90 mijë lekë, një shqiptar blen sot të njëjtat mallra që në vitin 2020 i blinte me rreth 73,800 lekë.

Diferenca mes pagës nominale dhe asaj reale ka ndjekur një trajektore rritëse. Në fillim të vitit 2021, hendeku ishte vetëm 1,220 lekë. Ky diferencë u zgjerua ndjeshëm gjatë vitit 2022, duke kaluar mbi 6,600 lekë në fund të vitit, në një periudhë kur ekonomia u përball me rritje të fortë të çmimeve.

Në vitin 2023 dhe 2024, ndonëse pagat vijuan të rriten, edhe inflacioni mbeti një faktor i rëndësishëm, duke bërë që diferenca të thellohet më tej. Kulmi i këtij hendeku arriti këtë vit, pasi në tremujorin e parë të 2026, diferenca mes pagës nominale dhe reale arriti në 16,300 lekë, niveli më i lartë i regjistruar.

Ky zhvillim sugjeron se pagat po rriten, por fuqia për të blerë mallra dhe shërbime nuk po ndjek të njëjtin ritëm.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.