☀️
Tiranë 27°C · Kthjellët 14 Shtator 2026
S&P 500 7,657 ▲0.86%
DOW 52,573 ▲0.98%
NASDAQ 26,333 ▲0.96%
NAFTA 102.43 ▲2.38%
ARI 4,332 ▼1.74%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8576 EUR/CHF 0.9468 EUR/ALL 91.9337 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3124 EUR/TRY 56.3673 EUR/JPY 178.16 EUR/CAD 1.6078 EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8576 EUR/CHF 0.9468 EUR/ALL 91.9337 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3124 EUR/TRY 56.3673 EUR/JPY 178.16 EUR/CAD 1.6078
₿ CRYPTO
BTC $77,992 ▲ +1.62% ETH $2,518 ▲ +1.59% XRP $1.4011 ▲ +4.49% SOL $101.9300 ▲ +2.3%
S&P 500 7,657 ▲0.86 % DOW 52,573 ▲0.98 % NASDAQ 26,333 ▲0.96 % NAFTA 102.43 ▲2.38 % ARI 4,332 ▼1.74 % S&P 500 7,657 ▲0.86 % DOW 52,573 ▲0.98 % NASDAQ 26,333 ▲0.96 % NAFTA 102.43 ▲2.38 % ARI 4,332 ▼1.74 %
EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8576 EUR/CHF 0.9468 EUR/ALL 91.9337 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3124 EUR/TRY 56.3673 EUR/JPY 178.16 EUR/CAD 1.6078 EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8576 EUR/CHF 0.9468 EUR/ALL 91.9337 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3124 EUR/TRY 56.3673 EUR/JPY 178.16 EUR/CAD 1.6078
14 Sht 2026
Breaking
Kronika

Hita nga Berati: Qarku me kriminalitetin më të ulët, në fokus goditja e çdo veprimtarie kriminale

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita ka marrë pjesë këtë të enjte në inaugurimin e Drejtorisë Vendore të Policisë Berat. Gjatë fjalës së tij, Hita theksoi se infrastruktura e re, e ndërthurur me etikën dhe profesionalizmin e punonjësve, do të ndikojë drejtpërdrejt në forcimin e sigurisë publike në të gjithë qarkun.

“Faleminderit që jeni sot këtu së bashku me ne. Ky është një investim shumë i rëndësishëm, i cili, përtej përmirësimit të kushteve të punës për punonjësit e Policisë së Shtetit, do t’u shërbejë drejtpërdrejt edhe qytetarëve të Beratit dhe të gjithë qarkut, duke u ofruar një shërbim edhe më cilësor.

Këto ambiente moderne, të ndërthurura me profesionalizmin, etikën dhe sjelljen korrekte të punonjësve të Policisë ndaj qytetarëve, do të ndikojnë në rritjen e cilësisë së shërbimit dhe në forcimin e sigurisë, si për banorët e këtij qarku, ashtu edhe për turistët që vizitojnë qytetin e Beratit”, tha ai.

I pyetur mbi sondazhet që e rendisin Drejtorinë Vendore të Policisë Berat në vendin e parë për rendin dhe qetësinë, Hita u shpreh se ky qark karakterizohet nga një numër shumë i ulët i krimeve të rënda, duke u radhitur ndër rajonet me nivelin më të ulët të kriminalitetit në Shqipëri.

Ai shtoi se prioritetet kryesore të policisë në këtë rajon do të jenë lufta kundër kultivimit të bimëve narkotike dhe parandalimi e goditja e shpërndarjes së lëndëve narkotike pranë shkollave.

“Ashtu si Drejtoria Vendore e Policisë Berat, edhe drejtoritë e tjera vendore punojnë çdo ditë për të garantuar sigurinë dhe për të përmirësuar parametrat e rendit publik në zonat që mbulojnë.

Drejtoria Vendore e Policisë Berat, duke pasur një numër shumë të ulët të krimeve të rënda, renditet ndër drejtoritë me nivelin më të ulët të kriminalitetit në vend. Megjithatë, kjo nuk do të thotë se, për shkak të këtij niveli të ulët, ne do të ulim vëmendjen ndaj fenomeneve kriminale.

Edhe gjatë takimit të sotëm diskutuam për çështje që kërkojnë angazhim të vazhdueshëm, si shpërndarja e lëndëve narkotike pranë shkollave dhe kultivimi i bimëve narkotike, fenomene që prekin të gjithë shoqërinë.

Këto problematika do të jenë në fokus të punës së Drejtorisë Vendore të Policisë Berat, ashtu si edhe i të gjitha strukturave të Policisë së Shtetit, me synim goditjen e çdo veprimtarie kriminale dhe garantimin e një mjedisi sa më të sigurt për qytetarët”, shtoi ai.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.