☀️
Tiranë 37°C · Kthjellët 30 July 2026
S&P 500 7,316 ▼1.52%
DOW 51,594 ▼2.19%
NASDAQ 24,443 ▼1.74%
NAFTA 83.86 ▼0.71%
ARI 4,136 ▲0.94%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1421 EUR/GBP 0.8573 EUR/CHF 0.9333 EUR/ALL 93.6770 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4005 EUR/TRY 54.1909 EUR/JPY 186.90 EUR/CAD 1.6074 EUR/USD 1.1421 EUR/GBP 0.8573 EUR/CHF 0.9333 EUR/ALL 93.6770 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4005 EUR/TRY 54.1909 EUR/JPY 186.90 EUR/CAD 1.6074
₿ CRYPTO
BTC $64,892 ▲ +0.87% ETH $1,923 ▲ +0.82% XRP $1.0833 ▲ +0.43% SOL $74.3600 ▲ +1.02%
S&P 500 7,316 ▼1.52 % DOW 51,594 ▼2.19 % NASDAQ 24,443 ▼1.74 % NAFTA 83.86 ▼0.71 % ARI 4,136 ▲0.94 % S&P 500 7,316 ▼1.52 % DOW 51,594 ▼2.19 % NASDAQ 24,443 ▼1.74 % NAFTA 83.86 ▼0.71 % ARI 4,136 ▲0.94 %
EUR/USD 1.1421 EUR/GBP 0.8573 EUR/CHF 0.9333 EUR/ALL 93.6770 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4005 EUR/TRY 54.1909 EUR/JPY 186.90 EUR/CAD 1.6074 EUR/USD 1.1421 EUR/GBP 0.8573 EUR/CHF 0.9333 EUR/ALL 93.6770 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4005 EUR/TRY 54.1909 EUR/JPY 186.90 EUR/CAD 1.6074
30 Jul 2026
Breaking
Ekonomia

Zëvendëskryeministrja takim me përfituesit e “Paketës së Maleve” në Vaun e Dejës: 400 zona zhvillimi të miratuara

Zëvendëskryeministrja Albana Koçiu zhvilloi këtë të enjte një bashkëbisedim me aplikuesit dhe përfituesit në fazën e parë të “Paketës së Maleve” për Bashkinë e Vaut të Dejës.

Sipas Koçiut, përfituesit e parë të kësaj nisme do t’i kthejnë tokat e të parëve nga vende kujtimesh në hapësira zhvillimi dhe mundësish për familjet e tyre dhe ekonominë lokale.

Ajo bëri të ditur se deri më tani janë miratuar mbi 1 mijë e 200 aplikime, ndërsa janë përcaktuar më shumë se 400 zona zhvillimi në 52 bashki të vendit.

“Deri më sot, përveç Vaut të Dejës dhe në bashki të tjera, janë miratuar mbi 400 zona zhvillimi, në 52 bashki të vendit. Kemi mbi 1 mijë e 200 aplikime të miratuara deri më tani, çka do të thotë se interesi ka qenë i jashtëzakonshëm”, tha Koçiu.

Zëvendëskryeministrja theksoi se Paketa e Maleve synon të përfshijë edhe shqiptarët e diasporës që kanë prona të trashëguara në vend, duke krijuar mundësi për zhvillimin e tyre edhe në rastet kur ka pasur pengesa për shkak të mungesës së dokumentacionit të pronësisë.

“Paketa e Maleve fton edhe të gjithë ata shqiptarë të diasporës, të cilët i kanë shtëpitë e tyre këtu, por nuk kanë arritur ta zhvillojnë akoma më shumë idenë e tyre për të përmirësuar jetën dhe cilësinë në vendin apo në shtëpinë që kanë trashëguar. Tani jepet mundësia që të vijnë dhe të zhvillojnë pronën e tyre, pronën e poseduar prej vitesh, por në pamundësi për ta zhvilluar siç duhet për shkak të mungesës së titullit të pronësisë”, u shpreh ajo.

Gjatë bashkëbisedimit, Koçiu foli edhe për programin “Dyfisho Ndërmarrjen”, si një tjetër instrument për mbështetjen e ekonomisë lokale dhe bizneseve familjare.

Sipas saj, ky program synon të ndihmojë bizneset përmes kredive me interes të lehtësuar dhe garancisë sovrane për zgjerimin e aktivitetit.

“Nuk është i vetmi program që mundëson zhvillimin e ekonomisë lokale dhe ekonomisë familjare. Një program tjetër, i cili mund t’i bashkëngjitet dhe ta plotësojë Paketën e Maleve, është edhe paketa “Dyfisho Ndërmarrjen”. Bëhet fjalë për mundësinë që qeveria shqiptare jep, në bashkëpunim me Bankën e Shqipërisë dhe bankat e nivelit të dytë, për marrjen e një kredie me interes të lehtësuar 2-3 për qind deri në 10 vite, duke vendosur shteti garancinë e vet deri në 70 për qind përmes garancisë sovrane”, tha Koçiu.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.