☀️
Tiranë 7°C · Kthjellët 27 Tetor 2026
S&P 500 7,723 ▲0.6%
DOW 52,378 ▲0.03%
NASDAQ 26,478 ▲1.18%
NAFTA 100.20 ▼1.53%
ARI 4,073 ▲0.86%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672 EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672
₿ CRYPTO
BTC $80,702 ▲ +0.82% ETH $2,341 ▲ +1.37% XRP $1.3188 ▲ +2.17% SOL $100.9600 ▲ +0.48%
S&P 500 7,723 ▲0.6 % DOW 52,378 ▲0.03 % NASDAQ 26,478 ▲1.18 % NAFTA 100.20 ▼1.53 % ARI 4,073 ▲0.86 % S&P 500 7,723 ▲0.6 % DOW 52,378 ▲0.03 % NASDAQ 26,478 ▲1.18 % NAFTA 100.20 ▼1.53 % ARI 4,073 ▲0.86 %
EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672 EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672
27 Tet 2026
Breaking
Ekonomia

AMF miraton rregulloren për sigurinë digjitale dhe mbrojtjen nga rreziqet kibernetike

Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare ka miratuar një rregullore të re “Për qëndrueshmërinë operacionale digjitale në subjektet e licencuara”, me qëllim forcimin e sigurisë së sistemeve të informacionit dhe mbrojtjen ndaj rreziqeve kibernetike në sektorin financiar.

Rregullorja synon unifikimin e kërkesave për sigurinë e rrjeteve dhe sistemeve që përdoren nga subjektet financiare të licencuara dhe të mbikëqyrura nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare.

Sipas këtij akti, subjektet financiare do të duhet të zbatojnë masa të detajuara për menaxhimin e rrezikut të teknologjisë së informacionit dhe komunikimit (TIK), të raportojnë incidentet e rëndësishme kibernetike dhe të kryejnë testime të rregullta për qëndrueshmërinë digjitale të sistemeve të tyre.

Rregullorja parashikon gjithashtu rregulla për shkëmbimin e informacionit mbi kërcënimet kibernetike, si dhe masa për menaxhimin e rrezikut që vjen nga palët e treta që ofrojnë shërbime teknologjike.

Në fokus janë edhe marrëdhëniet kontraktuale mes subjekteve financiare dhe ofruesve të shërbimeve TIK, si dhe ngritja e një kuadri mbikëqyrës për ofruesit kritikë të këtyre shërbimeve.

Rregullorja zbatohet për një gamë të gjerë institucionesh financiare, përfshirë shoqëritë e sigurimit, fondet e investimeve, ndërmjetësit financiarë dhe ofruesit e shërbimeve të kripto-aseteve.

Ky hap synon rritjen e sigurisë, stabilitetit dhe besueshmërisë së sistemit financiar në vend, duke e përafruar atë me standardet e Bashkimi Europian në fushën e sigurisë digjitale dhe mbrojtjes nga rreziqet kibernetike. /a.gj/ /a.g/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.