☁️
Tiranë 17°C · Vranët 22 Tetor 2026
S&P 500 7,757 ▲0.58%
DOW 52,856 ▲0.69%
NASDAQ 26,703 ▲1.05%
NAFTA 98.34 ▲1.22%
ARI 4,133 ▼0.41%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1232 EUR/GBP 0.8386 EUR/CHF 0.9261 EUR/ALL 90.8150 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4983 EUR/TRY 55.7642 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5779 EUR/USD 1.1232 EUR/GBP 0.8386 EUR/CHF 0.9261 EUR/ALL 90.8150 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4983 EUR/TRY 55.7642 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5779
₿ CRYPTO
BTC $82,859 ▲ +0.04% ETH $2,439 ▼ -0.47% XRP $1.3440 ▲ +0.64% SOL $105.4400 ▼ -0.82%
S&P 500 7,757 ▲0.58 % DOW 52,856 ▲0.69 % NASDAQ 26,703 ▲1.05 % NAFTA 98.34 ▲1.22 % ARI 4,133 ▼0.41 % S&P 500 7,757 ▲0.58 % DOW 52,856 ▲0.69 % NASDAQ 26,703 ▲1.05 % NAFTA 98.34 ▲1.22 % ARI 4,133 ▼0.41 %
EUR/USD 1.1232 EUR/GBP 0.8386 EUR/CHF 0.9261 EUR/ALL 90.8150 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4983 EUR/TRY 55.7642 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5779 EUR/USD 1.1232 EUR/GBP 0.8386 EUR/CHF 0.9261 EUR/ALL 90.8150 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4983 EUR/TRY 55.7642 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5779
22 Tet 2026
Breaking
Ekonomia

Bordi i Transparencës cakton çmimet e reja të karburanteve

Bordi i Transparencës ka vendosur më 29 maj 2026 çmimet e reja tavan për shitjen e karburanteve në tregun vendas, të cilat hyjnë në fuqi në orën 13:00 të kësaj të shtune dhe do të qëndrojnë në fuqi deri në mbledhjen e radhës.

Sipas vendimit, çmimi i shitjes me pakicë i naftës do të jetë jo më shumë se 185 lekë për litër, 2 lekë më pak se mbledhja e fundit e bordit ndërsa çmimi i shitjes me shumicë nuk do të kalojë 173 lekë për litër. Për benzinën, çmimi i shitjes me pakicë është përcaktuar në jo më shumë se 173 lekë për litër, 1 lek më pak se vendimi i fundit i bordit ndërsa ai i shumicës 161 lekë për litër.

Po ashtu, në vendim përcaktohet edhe çmimi i gazoilit për peshkim, i cili sipas përllogaritjeve dhe kuadrit ligjor rezulton në 90 lekë për litër, duke u bazuar në përjashtimet fiskale të parashikuara për anijet e peshkimit në ligjet përkatëse.

Në njoftim theksohet se operatorët e tregut të karburanteve janë të detyruar të zbatojnë vendimin, ndërsa çdo shkelje e konstatuar do të shoqërohet me masa administrative, përfshirë pezullimin e aktivitetit.

Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit, Ministria e Financave dhe Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë janë angazhuar, sipas deklaratës, për mbrojtjen e konsumatorëve dhe garantimin e konkurrencës së ndershme në treg.

Në sqarimin shoqërues, Bordi referon Aktin Normativ nr. 1, datë 3.4.2026, ku përcaktohet se në rast se çmimi i shitjes me pakicë për naftën kalon 220 lekë/litër dhe për benzinën 200 lekë/litër, aplikohet niveli 80% i akcizës. Duke qenë se çmimet aktuale janë nën këto kufij, sipas metodologjisë së përcaktuar, akciza zbatohet në nivelin e plotë 100%.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.