🌤️
Tiranë 8°C · Kryesisht kthjellët 14 Tetor 2026
S&P 500 7,805 ▼0.08%
DOW 51,670 ▲0.03%
NASDAQ 27,204 ▼0.15%
NAFTA 95.28 ▲1.21%
ARI 4,183 ▲0.14%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8450 EUR/CHF 0.9323 EUR/ALL 91.4969 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4169 EUR/TRY 55.2934 EUR/JPY 177.19 EUR/CAD 1.5924 EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8450 EUR/CHF 0.9323 EUR/ALL 91.4969 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4169 EUR/TRY 55.2934 EUR/JPY 177.19 EUR/CAD 1.5924
₿ CRYPTO
BTC $83,698 ▲ +1.01% ETH $2,514 ▲ +1.02% XRP $1.3722 ▲ +0.62% SOL $107.7500 ▲ +1.1%
S&P 500 7,805 ▼0.08 % DOW 51,670 ▲0.03 % NASDAQ 27,204 ▼0.15 % NAFTA 95.28 ▲1.21 % ARI 4,183 ▲0.14 % S&P 500 7,805 ▼0.08 % DOW 51,670 ▲0.03 % NASDAQ 27,204 ▼0.15 % NAFTA 95.28 ▲1.21 % ARI 4,183 ▲0.14 %
EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8450 EUR/CHF 0.9323 EUR/ALL 91.4969 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4169 EUR/TRY 55.2934 EUR/JPY 177.19 EUR/CAD 1.5924 EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8450 EUR/CHF 0.9323 EUR/ALL 91.4969 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4169 EUR/TRY 55.2934 EUR/JPY 177.19 EUR/CAD 1.5924
14 Tet 2026
Breaking
Politika

Ligj i ri për mbetjet/ Qeveria parashikon venddepozitime të posaçme në të gjithë Shqipërinë

Qeveria po përgatit një draft të ri për menaxhimin e mbetjeve inerte, në një kohë kur në shumë zona të vendit vijojnë të shfaqen problematika me hedhjen e pakontrolluar të dherave dhe mbetjeve nga ndërtimet. Drafti parashikon ngritjen e venddepozitimeve të posaçme në të gjithë Shqipërinë, të cilat do të shërbejnë si pika të përkohshme për grumbullimin e inertëve deri në ndërtimin e infrastrukturës rajonale për trajtimin përfundimtar të tyre.

“Në kushtet aktuale, ku infrastruktura rajonale për menaxhimin e mbetjeve inerte mungon ose nuk është ende plotësisht funksionale, depozitimi i pakontrolluar i këtyre mbetjeve përbën një problem të rëndësishëm mjedisor dhe urban”, shkruan Ministria e Mjedisit.

Sipas projektaktit, këto venddepozitime do të operojnë deri në 3 vite, ndërsa në raste të veçanta afati mund të zgjatet edhe me 2 vite të tjera, nëse landfillet rajonale ende nuk janë funksionale.

Një tjetër risi është se zonat do të autorizohen nga Agjencia Kombëtare e Ekonomisë së Mbetjeve dhe sipërfaqja e tyre nuk mund të jetë më e vogël se 5 mijë metra katrorë.

“Venddepozitimet e përkohshme të mbetjeve inerte konceptohen si vendndodhje të autorizuara, ku depozitimi kryhet në mënyrë të kufizuar në kohë dhe kapacitet, dhe vetëm për mbetje inerte.

Ato funksionojnë si infrastrukturë kalimtare brenda sistemit të menaxhimit të integruar të mbetjeve, duke siguruar trajtim të kontrolluar deri në vënien në funksion Të landfilliit përkatës”, përfundon Ministria.

Po ashtu, dokumenti përcakton edhe objektiva të detyrueshme për riciklimin e materialeve, duke synuar që të paktën 45% e mbetjeve të rikuperohen dhe jo të depozitohen përfundimisht.

Teksa ky projektvendim vjen pa kosto shtese, Ministria e Mjedisit sqaron se skema e re synon disiplinimin e tregut dhe afrimin e standardeve me praktikat e Bashkimit Europian.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.