09 March 2026
Kryefaqja Kosova Bota
Tiranë 17°C · Pjesërisht vranët
S&P 500 6,740 ▼1.33%
DOW 47,502 ▼0.94%
NASDAQ 22,388 ▼1.59%
NAFTA 102.20 ▲12.43%
ARI 5,100 ▼1.13%
Breaking
Kronika

Analiza e KLSH, Leskaj: Denoncuam 149 punonjës dhe zbuluam 11.2 miliardë lekë dëm ndaj shtetit

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka zhvilluar analizën vjetore në qytetin e Vlorës. Nga ky aktivitet Kreu i KLSH-së, Bujar Leskaj tha se për vitin 2014, ky institucion ka kryer 160 auditime, ndërsa janë zbuluar 11.2 miliardë lekë dëm ekonomik ndaj shtetit.

Leskajaaa“Për vitin 2014 KLSH-ja ka kryer 160 auditime, rreth 4.8 % më shumë se një vit më parë.

Kemi zbuluar 11.2 mld lekë dëm ekonomik ndaj shtetit ose 80 milion euro. Dëmi nga 2012 deri në 2014 është 3.8 herë më i madh se vitet 2009, 2010, 2011 të marra së bashku. Kemi bërë 41 kallëzime ndaj 149 punonjësve”, tha Leskaj duke renditur disa prej rezultateve të vitit të kaluar të KLSH-së.

KLSH gjatë vitit 2014 ka propozuar disa ndryshime të rëndësishme kushtetuese dhe ligjore. Së pari ka rekomanduar krijimin e një Këshilli Fiskal me statusin e një autoriteti të pavarur ndaj qeverisë, i cili raporton Kuvendit për të kryer oponenca të politikave fiskale, pa ndikime të politikës. Së dyti KLSH ka rekomanduar që Ministria e Financave të hartojë një kuadër rregullator fiskal, i cili të synojë reduktimin e nivelit të borxhit publik.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.