Politika

Analiza/Rama: Policia e Shteti do te jetë me standarde të Bashkimit Evropian

Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë sot në takimin me strukturat drejtuese të Policisë së Shtetit ne ministrine e Brendshme, ku deklaroi se Policia është institucioni me i sulmuar nga mediat dhe politika, ndërkohë qe i ka sekuestruar krimit 35 milione euro.

Rama tha se sot është dita e duhur për të ngritur disa çeshtje në vëmendjen tuaj dhe të publikut. Jam ndjerë vërtetë mirë nga rezultatet e deritanishme të vitit, por më vjen edhe keq kur përtej rezultateve, Policia e Shtetit ndeshet me shfaqje të papranueshme dhe me një furi të papranueshme. Një furi balte, akuzash, përpjekjesh, të cilat synojnë demotivimin e Policisë së Shtetit.

Rama më tej shtoi se u bënë katër vite që Policia e Shteti është institucioni më i sulmuar në Shqipëri. “Raporti i sulmeve të mediave ndaj Policisë së Shtetit krahasuar ndër vite është 10 /1. Nuk besoj se duhet shumë inteligjencë për t’i dhënë përgjigje kësaj pyetje. Sepse çdo ditë Policia e Shtetit është vënë në shënjestër të pandalshme dhe është baltosur e sakatuar pa pushim. Deri tani pa mbaruar muaj tetor i këtij viti Policia e Shtetit ka sekuestruar nga duart e rrjeteve kriminale 35 milione euro, ndërkohë që në vitin 2013 nuk bëhej asgjë nga Policia e Shteti”, theksoi Rama.

Kryeministri Rama tha se suksesi i Policisë së Shtetit është vlerësuar nga publiku, i cili nuk ha as bar dhe nuk ushqehet në corbën e politikës dhe të medias.

“Le të marrim kanabisin dhe t’i referohemi fakteve, shifrave, provave dhe jo propogandës dhe baltës. Po të hyjmë në krahasimin midis shifrave mes viteve, në vitin 2013 e dini përgjigjen. Ishte në Lazarat dhe u hap në të gjithë Shipërinë. Kjo është një e vërtetë e ngritur me një gjysëm të vërtetë. Një e vertetë publike e ngritur në një gjysëm të vërtete, sepse vetëm në Lazarat sipas raporteve të Policisë Italiane, në vitin 2013 u kultivua një sipërfaqe prej 390 hektarësh dhe u prodhuan 900 ton kanabis. Tani këto 900 ton kanabis, ku shkuan? Pse nuk i pamë në TV?! Pse nuk i lexuam kurrë në gazeta?! Pse nuk i dëgjuam kurrë nga goja e atyre që në atë kohë drejtonin në ministrine e Brendshme. Sepse ato ikën, u shitën matanë detit dhe paratë u ndanë matanë dhe këtej detit, poshtë dhe lartë”, tha Rama.

“Padyshim qe goditja e Lazaratit ishte një goditje, të cilën e morëm përsipër me një kurajo që të tjerët nuk e patën për 20 vite, me një vullnet që të tjerët s’e treguan për 20 vite dhe për një vetëdije që ishte fillimi i një lufte për një treg që gjendet matanë detit. I një lufte për një treg që pa diskutim ne kaluam një fazë të vështirë, por thuaje sa të duash, përsërite sa të kesh qef, nuk futet në kazan e vërteta e thjeshtë që kanabisi nuk ka qënë asnjëherë vetëm në Lazarat, por në të gjithë Shqipërinë, theksoi Rama.

Rama solli në vemendje shifrat krahasuese të qeverisë së vjetër dhe qeverisë aktuale, duke theksuar se “Pyetja është nëse 900 ton të Lazarati as u figuruan, as u kapën, sa mund të kenë qënë tonalatat e tjera që nuk figurojnë në rezultatet e Policisë së Shtetit. Ndryshimi nga ateherë me këto katër vite është se është bërë luftë kundër kanabisit, luftë ku janë goditur plotë e plotë elementë kriminale.

“Mjafton t’u them se në vitin 2015 janë arrestuar 536 persona dhe numri total i të arrestuarve me gjithë Lazaratin brenda gjashtë viteve deri në vitin 2013, eshte ne total 553 persona. Dhe nëse krahasoj katër vite të qeverisjes sonë, diferenca e arrestimeve është 1422 me 360”, tha Rama.

Rama tha se do të sjellim burime të reja në Policinë e Shteti nga Shkolla e Policisë. “Policia e Shtetit në këto katër vite ka dhënë një dëshmi të qartë, sepse në këtë territor nuk ka një frymë te gjallë që nuk kapet. Nuk ekziston një bos që nuk kapet, por në këtë territor nuk ka një drejtësi që i vë pas hekurave. Po të ishte dëgjesë me qytetarët, do t’i kërkoja çdo përsoni këtu që ka eksperiencë në fushën e betejes të tregonte sa raste policia i ka prangosur kriminelët dhe gjykata i ka nxjerrë jashtë. Sa raste këta të fortët e te mëdhenjtë, mafiozët  dhe kriminelët, kanë shkuar me kapuç në kokë dhe ju kanë thënë se tani do flasim bashkë dhe nuk kishte gjë më të keqe se ajo video që doli nga Elbasani. Po nëse këtu do të kishte Prokurori dhe Gjykatë në lartësinë e betejës, nuk do të kishte mundësi të ndodhte ajo që patë në video”, tha kryeministri Rama.

Në fund Rama theksoi se çdo punonjës policie që s’është përfshirë me krimin të mbajë kokën lartë dhe të vazhdojë punën për të mbajtur lart flamurin e Policisë së Shtetit që ne e kemi ngritur dhe nuk mund ta ule asnjë lloj balte. “Vettingu bëhet për ata qe jane të implikuar. Së dyti, luftë cdo ditë dhe çdo natë në territor për ta vazhduar fazën e dytë që kemi nisur, për të vazhduar kapjen e atyre që janë në gjykim të shkojnë para gjykatës. Do t’i kërkoj qeverisë të vihet çmim për çdo denoncim dhe ai që denoncon do të paguhet. Kini besim se e gjithë kjo situatë baltosje e Policisë së Shtëtit nuk ka shans të ngjise as në sytë e veshët e shqiptarëve. Kush po lufton krimin dhe kush bën politikë me krimin. Kush do drejtësi dhe kush do ta pengojë. Policia e Shteti në fund të këtij katërvjecari do te jetë me standarde të Bashkimit Evropian”, theksoi kryeministri Rama.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button