Kronika

Andi Bushati: Berisha dhe Basha të shkojnë në SPAK për 21 janarin. Jo vetëm të pyeten, por t’i bëjnë telef

Andi Bushati ka qenë i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, ku u fol për vrasjet e katër protestuesve në Bulevard në 21 Janar 2011.

Bushati tha se kjo ngjarje mbeti e pahetuar dhe pushteti bëri gjithçka për ta manipuluar atë, duke fshirë kamerat, duke përdorur mediat për të ndërtuar alibi, etj.

Analisti deklaroi se minimumi Sali Berisha dhe Lulzim Basha duhet të pyeten për këtë ngjarje nga SPAK.

“Është një ironi e madhe, kur mendojmë 21 Janarin, 13 vite më pas, që Sali Berisha nuk është pyetur minimumi asnjëherë. Nuk po them se Sali Berisha ka nxjerr koburen nga brezi dhe i vrau ata. Por, mbaj mend dy tre ditë pas ngjarjeve, kam bërë një shkrim, se cfarë faji ka Sali Berisha do të duket nga mënyra se si sillet pas ngjarjes.

Të gjithë veprimet janë për të fshehur gjurmët e krimit. U fshehën kamerat, mjekët që u përdorën, Ndrea Prendi që fsheh atë shulin, nuk u la prokuroria as të mblidhte gëzhojat. Pastaj urdhri për Hysni Burgajn, që mos i ço këta…

Nuk e di, por secili nga ne po të vepronte si gazetar, do të pyeste përse gënjyen këta dy mjekët? Pse u fshehën këto kamera, kush e dha urdhërin? Kush e çoi në TV Klan videon e alibisë për krimin? Pse Berisha tha, ka revole me helm? Pse u krijua komisioni hetimor parlamentar për të bërë alibinë e krimit? A është bërë ky hetim që do të na çonte, se përse duheshin fshehur gjurmët e krimit?

Çështja duhet të shkojë në SPAK, sepse për këtë çështje minimumi, Sali Berisha dhe Lulzim Basha jo vetëm duhen pyetur por duhet të bëheshin telef.

Por, a mund të kemi ne besim te SPAK që do të sillet si duhet me Berishën për 21 janarin, pasi janë sjellë si banditë për “Partizanin”. A kemi ne garanci që ky SPAK banditësh dhe lapangjozësh do të na bëjë drejtësi?

Ne nuk do të marrim vesh asgjë për 21 Janarin, sepse SPAK do të veprojë gjithmonë politikisht”, tha Bushati.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button