Tiranë 14°C · Pjesërisht vranët 30 March 2026
S&P 500 6,369 ▼1.67%
DOW 45,167 ▼1.73%
NASDAQ 20,948 ▼2.15%
NAFTA 101.25 ▲1.62%
ARI 4,566 ▲0.92%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974
₿ CRYPTO
BTC $67,611 ▲ +1.45% ETH $2,059 ▲ +2.85% XRP $1.3579 ▲ +1.63% SOL $84.3400 ▲ +2.35%
S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 101.25 ▲1.62 % ARI 4,566 ▲0.92 % S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 101.25 ▲1.62 % ARI 4,566 ▲0.92 %
EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974
30 Mar 2026
Breaking
Ekonomia

Ankandi i majit, Banka e Shqipërisë bleu 11.7 milionë euro në tregun valutor

Banka e Shqipërisë zhvilloi në muajin maj ankandin e radhës në programin vjetor të blerjeve në tregun e brendshëm valuator.

Sipas informacioneve nga tregu, në ankand u blenë gjithsej 11.7 milionë Euro. Shuma e parashikuar për t’u blerë në raundin e parë të ankandit ishte mes 4 dhe 6 milionë Eurove dhe Banka e Shqipërisë vendosi të blejë në shumën e plotë të intervalit të sipërm të parashikuar, prej 6 milionë Eurosh.

Blerjet në raundin e parë u realizuan me një kurs që ishte mes 122.93 dhe 123 Lekëve. Veç gjashtë milionë eurove në raundin e parë, Banka e Shqipërisë ushtroi edhe opsionin e blerjes në një raund të dytë, për 5.7 milionë Euro të tjera. Blerjet në raundin e dytë u bënë me një kurs prej 122.94 Lekësh.

Banka e Shqipërisë e ka rritur gradualisht vlerën e blerjes në ankande që nga fillimi i vitit, ndërkohë edhe nënçmimi i euros ndaj lekut ka bërë që kursi i blerjes të bjerë nga ankandi në ankand. Pas goditjes që pësoi në pjesën e dytë marsit 2020, në momentin që Shqipëria u prek nga pandemia, kursi i këmbimit u stabilizua shpejt, madje këtë vit leku po shfaq sërish tendenca mbiçmimi të lehtë ndaj euros. Në këto kushte, Banka e Shqipërisë vendosi të rifillojë ankandet e blerjes së valutës në muajin shkurt të këtij viti, në funksion të menaxhimit të rezervës valutore, pas pothuajse një viti ndërprerje. Për këtë vit janë planifikuar 14 ankande dhe në total, shuma e parashikuar për t’u blerë në raundin e parë është midis 56 dhe 84 milionë Eurove. Për tremujorin e parë të vitit u zhvilluan dy ankande, ku u blenë gjithsej 16.1 milionë euro.

Blerjet e euros me qëllim rritjen e rezervës valutore u rritën ndjeshëm pas vitit 2017 dhe arritën shifrën rekord të gati 155 milionë Eurove në vitin 2019. Kjo tendencë u frenua vitin e kaluar, kur për shkak të krizës së Covid-19 u zhvilluan vetëm dy ankande, për një shumë totale të blerë prej 13.7 milionë Eurosh.

Në fund të vitit të kaluar, Banka e Shqipërisë miratoi edhe disa ndryshime në rregullat e organizimit të ankandeve, si pjesë e rregullores së re “për ndërhyrjet në tregun e brendshëm valutor”. Ndryshe nga rregullorja e mëparshme, që parashikonte se në ankande mund të merrnin pjesë vetëm bankat ose degët e bankave të huaja, rregullorja e re lë hapësira që në ankande të marrin pjesë edhe zyrat e këmbimit valutor, nëse kjo vlerësohet e nevojshme nga Banka e Shqipërisë. Për pjesëmarrësit në ankand është hequr shuma tavan prej 5 milionë eurosh e parashikuar në rregulloren e mëparshme, ndërsa për pjesëmarrje kërkohet vetëm një shumë minimale në vlerën 100 mijë euro ose ekuivalentin në monedha të tjera.

Në fund të muajit prill, rezerva valutore e Bankës së Shqipërisë kishte vlerën e 3.96 miliardë Eurove, 11% më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Qëllimi kryesor i mbajtjes së rezervës valutore është mbulimi i nevojave emergjente që mund të ketë ekonomia për valutë të huaj, por edhe shmangia e çrregullimeve të tregut të brendshëm valutor, si edhe përmbushja e objektivave të politikës monetare ose të stabilitetit financiar.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.