🌡️
Tiranë 07 April 2026
S&P 500 6,612 ▲0.44%
DOW 46,670 ▲0.36%
NASDAQ 21,996 ▲0.54%
NAFTA 116.24 ▲3.41%
ARI 4,675 ▼0.2%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1544 EUR/GBP 0.8723 EUR/CHF 0.9214 EUR/ALL 95.9465 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3910 EUR/TRY 51.4600 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.6063 EUR/USD 1.1544 EUR/GBP 0.8723 EUR/CHF 0.9214 EUR/ALL 95.9465 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3910 EUR/TRY 51.4600 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.6063
₿ CRYPTO
BTC $68,845 ▼ -0.5% ETH $2,113 ▼ -0.99% XRP $1.3182 ▼ -1.74% SOL $79.9300 ▼ -2.71%
S&P 500 6,612 ▲0.44 % DOW 46,670 ▲0.36 % NASDAQ 21,996 ▲0.54 % NAFTA 116.24 ▲3.41 % ARI 4,675 ▼0.2 % S&P 500 6,612 ▲0.44 % DOW 46,670 ▲0.36 % NASDAQ 21,996 ▲0.54 % NAFTA 116.24 ▲3.41 % ARI 4,675 ▼0.2 %
EUR/USD 1.1544 EUR/GBP 0.8723 EUR/CHF 0.9214 EUR/ALL 95.9465 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3910 EUR/TRY 51.4600 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.6063 EUR/USD 1.1544 EUR/GBP 0.8723 EUR/CHF 0.9214 EUR/ALL 95.9465 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3910 EUR/TRY 51.4600 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.6063
07 Apr 2026
Breaking
Ekonomia

Anketimi i Bankës së Shqipërisë: 10% e bizneseve kanë siguruar kredi jashtë bankave

 Në një anketim që Banka e Shqipërisë ka bërë në 364 ndërmarrje huamarrëse, ka gjetur se 10 për qind e tyre janë financuar me kredi nga tregjet jashtë bankave
“Më shumë se gjysma e ndërmarrjeve te marra ne anketim (54% ose gjithsej 346 ndërmarrje) pohojnë që kanë aktualisht një hua për të paguar. Rreth 90% e ndërmarrjeve e kanë siguruar këtë hua vetëm nga bankat, ndërsa pjesa tjetër (10 %) ka kombinuar njëkohësisht edhe burime të tjera si, “institucione financiare jobanka”, “huamarrje nga persona fizikë” ose nga “kompani të tjera”, referon Autoriteti Qendror Bankar për rezultatet e anketimit.

Qëllimet kryesore të huamarrjes vijojnë të mbeten “përballimi i shpenzimeve afatshkurtra” dhe “kryerja e një investimi afatgjatë” (kryesisht sektori i shërbimeve).
Pesha e ndërmarrjeve që e kanë përdorur huanë për shpenzime afatshkurtra ka shënuar rënie në terma gjashtëmujorë.

Rreth 44% e ndërmarrjeve deklarojnë se kanë marrë hua “vetëm në monedhë vendase” (me një rritje prej 2 pikë përqindjeje), 45% “vetëm në monedhë të huaj” dhe 11% të kombinuar (vendase dhe të huaj).

Rreth 18% e ndërmarrjeve pohojnë se duhet ta shlyejnë huanë brenda 12 muajve dhe kjo peshë ka shënuar rënie në krahasim me vrojtimin e kaluar.
Forma kryesore e shlyerjes së huasë mbetet kryesisht shlyerja me shuma të barabarta me një frekuencë mujore.

Shumica e ndërmarrjeve (84.1%) deklarojnë se e kanë kolateralizuar kredinë me pasuri të paluajtshme (përfshirë kombinimet me forma të tjera kolateralizimi). Për 91.7% të ndërmarrjeve, vlera e huasë nuk e kapërcen vlerën e kapitalit të firmës.

Rreth 95.3% e ndërmarrjeve shpenzojnë më pak se gjysmën e të ardhurave të tyre për shërbimin e huasë dhe raporti shpenzime huaje/të ardhura ka vijuar prirjen rënëse. Për gjashtëmujorin e parë të 2016-ës, ndërmarrjet presin rënie të mëtejshme të pagesës së huasë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.