☁️
Tiranë 11°C · Vranët 31 Tetor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 102.95 ▲0.93%
ARI 3,885 ▼3.63%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585
₿ CRYPTO
BTC $77,477 ▲ +0.58% ETH $2,247 ▲ +2% XRP $1.2572 ▲ +3.88% SOL $97.0200 ▲ +3.3%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 102.95 ▲0.93 % ARI 3,885 ▼3.63 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 102.95 ▲0.93 % ARI 3,885 ▼3.63 %
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585
31 Tet 2026
Breaking
Ekonomia

Ankimohet mirëmbajtja e tunelit të Kërrabës, tenderi përfundon në KPP

Mirëmbajtja e tunelit të Kërrabës, pjesë përbërëse e autostradës Tiranë-Elbasan, ende e papërfunduar, pritet që t’i kalojë për një periudhë dy vjeçare një operatori të ri. Prej vitesh praktika e prokurimit të mirëmbajtës së kësaj vepre pjesë e lotit 2 në autostradë, bëhet në terma dy vjeçare por këtë herë duket se operatorët ekonomikë pjesëmarrës kanë shfaqur rezerva. Në Komisionin e Prokurimit Publik është paraqitur një ditë më parë një ankimim nga kompania ED Konstruksion e cila ka në thelb pikërisht procedurën e hapur nga Autoriteti Rrugor Shqiptar që ka në objekt menaxhimin dhe mirëmbajtjen e pajisjeve dhe operimin e Tunelit të Kërrabës me një fond limit prej 194 milionë lekësh.

Në faqen e KPP ashtu sikurse ndodh zakonisht jepen vetëm detajet e procedurës, ankimuesit dhe autoritetit kontraktor dhe jo ndonjë argumentim në lidhje me arsyen e ankimimit. KPP sipas ligjit duhet të marrë në shqyrtim ankesën dhe paralelisht të lejojë vijimin e procedurës ose ta pezullojë atë nëse e gjykon të arsyeshme deri në marrjen e një vendimi.

Procedura “Menaxhimi dhe mirëmbajtja e pajisjeve dhe operimi i Tunelit te Kërrabës” u shpall në faqen e APP nga ana e ARRSH në datën 8 mars 2019 dhe operatorët kanë mundësi të paraqesin ofertat deri në datë 1 prill 2019. Përmes dokumenteve që shoqërojnë procedurën ARRSH bën me dije se sasia e trafikut që lëviz përgjatë tunelit është rritur me kalimin e viteve nga një mesatare ditore 7 000-8 000 mjete në ditë, aktualisht shkon 10 000-11 000 mjete në ditë shifër e cila shumëfishohet në periudha të veçanta të rasteve të festave apo dhe pushimeve verore e dimërore” thuhet në dokument.

Aktualisht zona tunelore e drejtimit Tiranë – Hyrje Tunel, është ende e papërfunduar për shkak të mospërfundimit të Lot 1. Ky i fundit është bërë me dije se përfundon në maj të këtij viti dhe do të jetë i hapur për trafikun. Zona tunelore nga dalja Tunelit në drejtim të Elbasanit është e përfunduar totalisht, duke përfshirë edhe periudhën e garancisë së defekteve, gjatë së cilës u bënë edhe disa riparime lidhur me probleme të sinjalistikës, guardreleve, bankinave, e tjerë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.