☁️
Tiranë 11°C · Vranët 01 April 2026
S&P 500 6,529 ▲2.91%
DOW 46,342 ▲2.49%
NASDAQ 21,591 ▲3.83%
NAFTA 98.16 ▼3.18%
ARI 4,748 ▲1.47%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064
₿ CRYPTO
BTC $68,652 ▲ +1.85% ETH $2,133 ▲ +3.67% XRP $1.3551 ▲ +2.43% SOL $83.7600 ▲ +0.59%
S&P 500 6,529 ▲2.91 % DOW 46,342 ▲2.49 % NASDAQ 21,591 ▲3.83 % NAFTA 98.16 ▼3.18 % ARI 4,748 ▲1.47 % S&P 500 6,529 ▲2.91 % DOW 46,342 ▲2.49 % NASDAQ 21,591 ▲3.83 % NAFTA 98.16 ▼3.18 % ARI 4,748 ▲1.47 %
EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064
01 Apr 2026
Breaking
Ekonomia

Anulohet “Osumi”. Klosi heq lejen mjedisore, pritet vendimi i Gjiknurit

Vendimi vjen pas denoncimeve publike në Top Channel të një skandali, ku përmes falsifikimit të dokumentave dhe procedurave të jashtëligjshme u planifikua ndërtimi I dy hidrocentraleve mbi kanione, të cilët sipas ekspertëve do të shkatërronin përfundimisht një nga bukuritë më të mëdha natyrore të vendit.

Por anullimi i lejes mjedisore ende nuk e largon përfundimisht kërcënimin e kanioneve nga ndërtimi i hidrocentraleve, për sa kohë nuk anulohet kontrata koncesionare për këtë projekt.
Ministri i Energjetikës Damian Gjinkuri deklaroi se nëse ministria e Mjedisit do të shpallte të pavlefshme lejen mjedisore atëherë ai do të anulonte kontratën koncesionare për ndërtimin e dy hidrocentraleve. Ministria e mjedisit e shpalli lejen të pavlefshme dhe tani topi i mbetet Damian Gjinkurit për të firmosur anulimin e koncesionit.

Koncesioni për ndërtimin e dy hidrocentraleve mbi Osum u dha në vitin 2013 nga ish qeveria e partisë demokratike. Pas rrotacionit politik të 2013-ës qeveria e re e pezulloi koncesionin duke u zotuar se do ta anulonte atë përfundimisht. Por ndryshe nga premtimet publike projekti për ndërtimin e hidrocentraleve u riaktivizua në heshtje dhe larg syve të publikut.

Në vitin 2016 ministria e energjisë miratoi një koncesion të ri për ndërtimin e dy HEC-eve me shoqërinë HP Bigas Veleshnje dhe më pas qeveria dha dhe lejet e ndërtimit duke i hapur rrugë ndërtimit. Projekti u mbajt në heshtje deri në momentin që skandali u bë publik nga Top Channel duke e detyruar qeverinë të tërhiqet dhe të pranojë se koncesioni është I paligjshëm.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.