☁️
Tiranë 11°C · Vranët 16 March 2026
S&P 500 6,695 ▲0.95%
DOW 46,919 ▲0.78%
NASDAQ 22,366 ▲1.18%
NAFTA 94.20 ▼4.57%
ARI 5,015 ▼0.92%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1433 EUR/GBP 0.8635 EUR/CHF 0.9034 EUR/ALL 96.0910 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.3975 EUR/TRY 50.5619 EUR/JPY 182.42 EUR/CAD 1.5681 EUR/USD 1.1433 EUR/GBP 0.8635 EUR/CHF 0.9034 EUR/ALL 96.0910 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.3975 EUR/TRY 50.5619 EUR/JPY 182.42 EUR/CAD 1.5681
₿ CRYPTO
BTC $74,156 ▲ +3.72% ETH $2,335 ▲ +10.64% XRP $1.5303 ▲ +8.36% SOL $95.0700 ▲ +7.86%
S&P 500 6,695 ▲0.95 % DOW 46,919 ▲0.78 % NASDAQ 22,366 ▲1.18 % NAFTA 94.20 ▼4.57 % ARI 5,015 ▼0.92 % S&P 500 6,695 ▲0.95 % DOW 46,919 ▲0.78 % NASDAQ 22,366 ▲1.18 % NAFTA 94.20 ▼4.57 % ARI 5,015 ▼0.92 %
EUR/USD 1.1433 EUR/GBP 0.8635 EUR/CHF 0.9034 EUR/ALL 96.0910 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.3975 EUR/TRY 50.5619 EUR/JPY 182.42 EUR/CAD 1.5681 EUR/USD 1.1433 EUR/GBP 0.8635 EUR/CHF 0.9034 EUR/ALL 96.0910 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.3975 EUR/TRY 50.5619 EUR/JPY 182.42 EUR/CAD 1.5681
16 Mar 2026
Breaking
Politika

Apeli Administrativ në kolaps; 80 çështje në javë, mijëra në pritje

Zyra të tejmbushura me dosje që presin prej gati një viti të gjykohen, ndërkohë që sipas ligjit në fuqi, për to duhet të kishte folur drejtësia brenda një muaji.

Gjykata e Apelit Administrativ ka vetëm 7 gjyqtarë për të gjykuar të gjitha çështjet admistrative të 6 gjykatave të shkallëve të para ne vend.

E ndersa gjyqtarët e Apelit Administrativ gjykojnë mesatarisht 80 çështje në javë, situata vijon të jetë e ngarkuar, pavarësisht se prej ditësh, pas një bllokimi njëvjeçar, po asistojnë edhe 10 ndihmës gjyqtarë.

“Janë gati 11 mije çështje. 4 mijë prej tyre janë gjykuar, ndërkohë që janë edhe 7 mijë që i takojnë muajit qershor 2014 e që duhet të ishin zgjidhur brenda muajit të dorëzuar. Duhen shtuar gjyqtarët. KLD ka deleguar gjyqtarë për çështje të caktuara, por kjo nuk është zgjidhje”, deklaron Leonard Strataj, kancelar i Gjykatës Administrative të Apelit.

Nga ana tjetër, Ministria e Drejtësisë po tenton që të ndryshojë ligjin për Gjykatat Administrative, çka mund të sjellë sërish debate në kampet e politikës.

Në dokumentin që TCH disponon, projektligji i shpërndarë aktoreve të Drejtësisë parashikon ngritjen edhe të dy gjykatave të tjera administrative të Apelit, heq konkursin dhe cakton si rregull mos testimin e gjyqtarëve administrativë.

Për ata që do të nisin nga detyra në shkallën e parë nuk është e domososhme që të kenë përvojë pune, ndërkohë që për Apelin ulet pragu nga 9 në 7 vjet eksperiencë pune si gjyqtar.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.