Shqipëria merr një fitore historike përballë Polonisë në ‘Air Albania’ duke i mposhtur rivalët me rezultatin e pastër 2-0. Pas ndeshjes, presidenti i FSHF, Armand Duka dha një intervistë ku ishte i “perlotur”.
“Fitore shumë e mirë, dua t’i falenderoj të gjithë , trajnerin, stafin, lotjarët, tifozët por edhe policinë e shtetit. Këta lojtarë meritojnë gjithçka. Nuk ka sesi të mos lotosh nga gëzimi. Kjo kombëtare po na dhuron shpesh emocione të tilla. E kemi ngritur stekën shumë, nëse marrim ndonjë barazim do t’i shajmë.
Cdo tur varet nga të gjithë, nëse jemi pozitiv këtë energji marrin edhe djemtë. Kur e mendoj tani, kam patur frikë kot pasi nuk na rrezikuan fare. Vlerësimi sot është më shumë se 10, jemi më të mirët e grupit, humbëm një ndeshje në Poloni që nuk duhej ta humbnim. Duhet të kemi parasysh që kemi edhe 3 finale. Ne tani mendojmë Çekinë, sot festojmë të gjithë. Çekia është më e mirë se Polonia dhe nuk ka vend për eufori. Të gjithë kanë të drejtë të festojnë.
Tre herë e kam parë intervistën e Dakut kur qau dhe tre herë kam qarë po vetë unë. Te goli ai ishte fantastik, sulmues rrace.
Goli Aliajt apo i Asanit? Të dy ishin fantastikë, nuk mund t’i harroj.
A jemi në rrugën e duhur? Niveli ka progresuar goxha. Kam besim te kjo Kobmëtare. Nuk themi që jemi më mirë se Polonia e Çekia por ballafaqohemi me to. Lojtarët janë të nivelit të lartë, marrin minuta. Shumë prej tyre luajnë në Serie A. Kanë të ardhme të sigurtë.”, tha Duka