Bota

Armët bërthamore, kërcënon Rusia: Rrezikohet katastrofa globale

Nuk mund të pranohet mbizotërimi i vetëm i një fuqie në fushën e armëve bërthamore, sepse përndryshe do të çorientohej i gjithë sistemi i sigurisë ndërkombëtare”.

Kështu është shprehur Presidenti i Komisionit të Jashtëm të Dumës ruse, Leonid Slutzky, duke nënvizuar që “nëse Uashingtoni do të çojë përpara qëllimin e tij për të pasur supremaci në sferën nukleare, bota do t’i kthehet luftës së ftohtë, pasi rrezikohet një katastrofë globale”.

Deklarata e presidentit amerikan “është shumë emotive dhe e përllogaritur për të arritur një konsensus mediatik, – saktëson Sluztky. – Shpresoj që deklaratat e Trump, të qëndrojnë në nivelin e retorikës dhe të përdorimit për konsum të gazetave që nuk përçojnë vlerat reale të çështjes nga Uashingtoni”.

Edhe shefi i Komisionit të Mbrojtjes dhe Sigurisë së Dumës, Viktor Ozerov, ka ndërhyrë për çështjen e avancimit të arsenalit atomik amerikan: “Ta nisësh presidencën, duke vënë në dyshim një traktat ndërkombëtar mes Rusisë dhe SHBA-ve, nuk është mënyra më e mirë për të vënë në praktikë përhapjen e armëve bërthamore”.

Ozerov ka kujtuar se traktatet ndërkombëtare, “janë baza e kontrollit të armëve nukleare” dhe ka nënvizuar se qëllimet e Trumpit për të fuqizuar potencialin strategjik “nuk i përgjigjen stabilitetit, mirëkuptimit reciprok dhe sigurisë në botë”.

Në Rusi ka një rritje “të nervozizmit dhe frike për të ardhmen, një mungesë besimi për klasën politike dhe deri një “frikë që vendi është duke ecur drejt një lufte të re botërore”. Kështu shprehet Lev Gudkov, drejtor i “Levada Center”, i vetmi institut demokrat i pavarur rus, i cili ka përfunduar së fundmi në shënjestrën e Kremlinit për dosierët e tij aspak “normalë”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button